Lajme Zone
Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, Gjykata cakton masën ‘arrest në shtëpi’ për 3 personat e përfshirë në konflikt
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, Gjykata cakton masën ‘arrest në shtëpi’ për 3 personat e përfshirë në konflikt

Gjykata e Shkodrës këtë të hënë ka marrë vendimin dhe ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për Arvin Fregjajn, babanë e tij Agron Mehmeti, si dhe për Arben Kepëcën, vëllain e 32-vjeçarit Vildan Kepëca, i cili mbeti i plagosur gjatë konfliktit të ndodhur në ambientet e Poliklinikës në lagjen “Vasil Shanto”.

Gjykata e Shkodrës këtë të hënë ka marrë vendimin dhe ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për Arvin Fregjajn, babanë e tij Agron Mehmeti, si dhe për Arben Kepëcën, vëllain e 32-vjeçarit Vildan Kepëca, i cili mbeti i plagosur gjatë konfliktit të ndodhur në ambientet e Poliklinikës në lagjen “Vasil Shanto”. Gjatë seancës gjyqësore, Arvin Fregjaj dhe Agron Mehmeti kanë deklaruar se ngjarja ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër, pas një konflikti të çastit, duke theksuar se nuk kanë pasur për qëllim të dëmtonin rëndë 32-vjeçarin. Në vendimin e saj, gjykata ka arsyetuar se, në këtë fazë të procesit, nuk është provuar që mjeti me të cilin është goditur Vildan Kepëca të jetë armë e ftohtë. Për rrjedhojë, akuza për mbajtje pa leje të armës së ftohtë nuk është konsideruar e mbështetur me prova në këtë fazë procedurale. Po ashtu, masa “Arrest në shtëpi” është caktuar edhe për Arben Kepëcën, i cili u arrestua nga Policia pak orë pas plagosjes, pasi dyshohet se u nis me armë zjarri për t’u hakmarrë ndaj autorit të dyshuar të sulmit. Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.