Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Plagosja e Erjon Vishkullit gjatë protestës, gazetarja zbulon informacionet e fundit: Syri i 28-vjeçarit ka shpëtuar, do të niset drejt Romës për një tjetër operacion


Gazetarja dhe moderatorja Megi Latifi ka ndarë informacione të reja në emisionin “News24 Fundjavë” lidhur me gjendjen shëndetësore të Erjon Vishkullit, 28-vjeçarit që mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë protestës së studentëve dhe të rinjve në Tiranë.

Gazetarja dhe moderatorja Megi Latifi ka ndarë informacione të reja në emisionin “News24 Fundjavë” lidhur me gjendjen shëndetësore të Erjon Vishkullit, 28-vjeçarit që mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë protestës së studentëve dhe të rinjve në Tiranë. Gazetarja bëri të ditur se kishte marrë një mesazh nga një person i njohur i të plagosurit, sipas të cilit syri i të riut ka shpëtuar, por ai duhet t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale. Sipas informacionit të përcjellë nga moderatorja, Vishkulli pritet të niset mëngjesin e së hënës drejt Romës, ku do të vijojë trajtimin e specializuar mjekësor. “Meqenëse dje ka ndodhur një rast shumë i rëndë, Erjon Vishkulli, një 28-vjeçar, një ndër rastet më të rënda, doja të informoja edhe publikun që është duke na ndjekur. Një miku im më ka shkruar që në mëngjes për rastin, ta themi, sepse janë të gjithë të interesuar se çfarë ka ndodhur me të. Djali që folëm thotë në lidhje me Erjonin: ‘Syri i tij ka shpëtuar, duhet t’i bëjnë edhe një operacion tjetër. Do niset nesër në mëngjes për në Romë. Zoti e shpëtoftë’. Është mesazhi që më ka ardhur në telefon”, zbuloi ajo. Ndërkohë, plagosja e 28-vjeçarit është bërë objekt hetimi nga Prokuroria dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e personit përgjegjës. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb