Lajme Zone
Plagosja e avokatit në mes të lokalit, Dhoma Vendore e Avokatisë 2 orë bojkot të seancave gjyqësore në Durrës
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Plagosja e avokatit në mes të lokalit, Dhoma Vendore e Avokatisë 2 orë bojkot të seancave gjyqësore në Durrës

Vendimi, i firmosur dje i është drejtuar edhe Prokurorisë dhe Policisë së Durrësit. Prokurorisë i kërkohet një hetim i shpejtë dhe i plotë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore.

Avokatët në Durrës bojkotuan për dy orë seancat gjyqësore, në shenjë proteste pas plagosjes me armë të avokatit Elton Shllaku dy ditë më parë, pas një konflikti banal në një lokal në lagjen nr. 1 të qytetit. Dhoma Vendore e Avokatisë Durrës vendosi të pezullojë pjesëmarrjen në seanca nga ora 08:00 deri në 10:00, duke kërkuar rritjen e sigurisë për avokatët gjatë ushtrimit të detyrës. LEXO edhe...Shkuan në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, 50 veteranët zbarkojnë në Portin e Durrësit: Jini pozitiv, edhe pse jemi të zhgënjyer (VIDEO) Vendimi, i firmosur më 17 shtator, i është drejtuar edhe Prokurorisë dhe Policisë së Durrësit. Prokurorisë i kërkohet një hetim i shpejtë dhe i plotë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore. Ndërkohë, nga Policia e Durrësit kërkohet informacion mbi ecurinë e hetimeve dhe masat e ndërmarra për dokumentimin e plotë të rastit. Çështja e sigurisë së avokatëve pritet të jetë në fokus edhe të mbledhjes së ardhshme të Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë. Elton Shllaku u qëllua me armë dy ditë më parë, në një lokal në shëtitoren “Taulantia” në Durrës. Policia vijon kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar, Fatmir Ferhati. Avokatët kërkojnë zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe marrjen e masave konkrete për garantimin e një mjedisi më të sigurt gjatë ushtrimit të profesionit. Foto: Dokumenti i firmosur nga kryetari i dhomës vendore të avokatisë Durrës Xh.K/E.H/ReportTv.al Elton Shllaku pagat e drejtesise Durres Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 5.7% Të gabuar 89.6% Nuk e di 4.7% Vota total: 2978 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?