Nënkryetari i PD-së Belind Këlliçi ka deklaruar se është një lajm i mirë, dërgimi i Erion Vishkullit drejt Italisë për të kryer ndërhyrjen në sy.
Lajm i keq sipas Këlliçit është fakti që Prokuroria e Tiranës ende nuk ka arrestuar asnjërin prej banditëve me uniformë që plagosi Vishkulli apo ata që dhunuan mizorisht protestuesit. “Lajm i mirë që Erjon Vishkulli do ketë ndërhyrje të specializuar në Romë për të hequr plumbin e gomës që mori dje në sy, nga barbaria dhe kafshëria policore e Edi Ramës.
Lajm i keq që ende Prokuroria e Tiranës nuk ka arrestuar asnjë prej banditëve me uniformë që u leshuan dje me tërbim ndaj qytetarëve e protestuesve paqësorë.
Krimet e renda që ndodhën dje në Tiranë me urdhër të Edi Ramës e për karrigen e tij, duan drejtësi dhe sa më shpejt.
Ne shpresojme e lutemi që mjekët në Tiranë e në Itali të shpëtojnë shikimin e Erjonit, ndërsa kërkojmë që Prokurori i Tiranës, Arenc Çela, të bëjë detyrën, të bëjë drejtësi për Erjonin, e dhjetra të rrahur e plagosur mizorisht dje nga banda me uniformë”, shkruan Këlliçi./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

