Lajme Zone
Plagosi komshiun me thikë për motive banale, detaje nga ngjarja në Korçë, identifikohen autori dhe i plagosuri
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Plagosi komshiun me thikë për motive banale, detaje nga ngjarja në Korçë, identifikohen autori dhe i plagosuri

Një konflikt mes komshinjve në Korçë ka përfunduar ditën e sotme me një të plagosur, në lagjen numër 14 të qytetit të Korçës.

Një konflikt mes komshinjve në Korçë ka përfunduar ditën e sotme me një të plagosur, në lagjen numër 14 të qytetit të Korçës. Të dy komshinjtë kanë debatuar më parë për motive banale, ndërsa ditën e sotme jashtë banesave të tyre ata janë përleshur, teksa njëri prej tyre ka nxjerrë thikën duke goditur komshiun dy herë. Autori i plagosjes, i identifikuar si Gëzim Ramka rreth 50-vjeç, pas plagosjes ka shkuar në banesë, aty ku është gjetur dhe arrestuar nga policia e Korçës. Paraprakisht, dyshohet se Ramka vuan nga probleme të shëndetit mendor. I plagosuri i identifikuar si Rigels Janaqi, rreth 40-vjeç ndodhet në reaminacionin e Spitalit Rajonal të Korçës ku po merr mjekim.