Lajme Zone
Plagoset i riu në Shëngjin
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Plagoset i riu në Shëngjin

Një i ri ka mbetur i plagosur me mjet prerës (thikë) në zonën e Kunes, në Shëngjin.

Një i ri ka mbetur i plagosur me mjet prerës (thikë) në zonën e Kunes, në Shëngjin.

Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa ende nuk dihen rrethanat që çuan në ngjarje.

Forcat e Policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve. “Rreth orës 16:20, jemi njoftuar se në Spitalin Rajonal Lezhë është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi R. L., rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me mjet prerës (thikë) në dorë.

Shtetasi ndodhet në kujdesin e mjekëve, duke marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, është ngritur grupi i posaçëm hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.” Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet