Lajme Zone
'Pjetër Budi' hap dyert për vitin e ri shkollor, Rama ndan pamjet nga shkolla e re në Tiranë (FOTO)
PolitikëReport TV

'Pjetër Budi' hap dyert për vitin e ri shkollor, Rama ndan pamjet nga shkolla e re në Tiranë (FOTO)

Shkolla e re “Pjetër Budi” në Tiranë është gati të presë nxënësit dhe mësuesit në ditën e parë të vitit të ri shkollor.

Shkolla e re “Pjetër Budi” në Tiranë është gati të presë nxënësit dhe mësuesit në ditën e parë të vitit të ri shkollor. Kryeministri Edi Rama publikoi pamje nga godina e re, duke e cilësuar atë të përfunduar dhe gati për hapjen e dyerve. Sipas Ramës, shkolla është ndërtuar me klasa të reja, sallë multifunksionale, palestër, terrene sportive dhe ambiente të dedikuara për fëmijët me aftësi ndryshe. LEXO edhe...Pa patentë dhe të dehur në timnon, Rrugorja e Tiranës: 5 mijë gjoba në 48 orë (VIDEO) Ai thekson se ambientet e reja do t'u krijojnë nxënësve më shumë mundësi për të mësuar, për të zhvilluar talentet e tyre dhe për të ndjekur aktivitetet e programit “Pas Shkolle”, në kushte bashkëkohore. "Shkolla e re “Pjetër Budi” në Tiranë, e cila tashmë është gati për të pritur nxënësit dhe mësuesit në ditën e parë të vitit të ri shkollor. Me klasa të reja, sallë multifunksionale, hapësira të dedikuara për fëmijët me aftësi ndryshe, palestër, terrene sportive dhe ambiente të tjera me kushte bashkëkohore, kjo shkollë do të ofrojë mësim në hapësira që u japin nxënësve më shumë mundësi për të mësuar, për të krijuar dhe për të zhvilluar talentet e tyre çdo ditë edhe në programin Pas Shkolle" shkruan Rama Share U.D/E.H/ReportTv.al Tirane shkolla pjeter budi edi rama Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52% Keq 35.3% Nuk e di 12.8% Vota total: 4388 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?