Eldi Dizdari alias Denis Matoshi, do të ekstradohet nga Dubai në Belgjikë. Sipas medias belge “Gazet van Antëerpen”, ai është dënuar me 10 vite burg për rolin e tij në aktivitetin e trafikut të drogës. 37-vjeçari është konsideruar si një prej figurave kryesore të organizatës kriminale Kompania Bello. Ai njihet edhe me pseudonimin “Shqiptari i gjatë” ose "Alduth". Në Belgjikë, ai do të përballet me vendimin e dhënë nga gjykata e Anversës. LEXO EDHE:Ish-shefja e SHISH/ Nuk shantazhoi median, por kërcënoi armiqtë e saj Grupi ku bënte pjesë Dizdari dhe Dritan Gjika është goditur nga SPAK pasi dyshohet se ka transportuar të paktën 50 ton kokainë nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian. Në vitin 2020, kur Prokuroria e Posaçme nisi hetimin pasuror ndaj tij, mësoi se Dizdari kishte përfituar një tokë 500 m2 katrorë si dhuratë nga Qefsere e Eqerem Grori si dhe Osman Dervishi në një prej zonave super të shtrenjta të Tiranës, në rrugën Dervish Hima pranë stadiumit “Air Albania”. P.J/Shqiptarja.com TAG: Dritan Gjika spak belgjike dubai kokaine eldi dizdari Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
22 Shtator, 16:08
Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika? Po 46.5% Jo 42.1% Disi 11.4% Vota total: 4107 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 22 Shtator, 16:08 Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika?

