Lajme Zone
Pikëpyetjet për Samitin e NATO-s në Tiranë, Rama reagon nga Dublini: Me siguri jo në vitin 2027!
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Pikëpyetjet për Samitin e NATO-s në Tiranë, Rama reagon nga Dublini: Me siguri jo në vitin 2027!

Nga Dublini, ku po merr pjesë në takimin e Komunitetit Politik Europian, kreu i qeverisë deklaroi se organizimi i samitit në Shqipëri mbetet në plan, por zhvillimi i tij nuk pritet të ndodhë gjatë vitit 2027.

Sipas raportimit të “Politico”, mes faktorëve që kanë ndikuar në hezitimin e disa prej aleatëve për të marrë një angazhim konkret për organizimin e samitit në Shqipëri janë përmendur shpenzimet e ulëta për mbrojtjen dhe marrëdhëniet e tensionuara me presidentin amerikan Donald Trump. Kryeministri Edi Rama Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se Shqipëria do të jetë vendi pritës i samitit të ardhshëm të NATO-s, megjithëse ende nuk është përcaktuar data se kur do të zhvillohet takimi i nivelit të lartë të Aleancës.

Nga Dublini, ku po merr pjesë në takimin e Komunitetit Politik Europian, kreu i qeverisë deklaroi se organizimi i samitit në Shqipëri mbetet në plan, por zhvillimi i tij nuk pritet të ndodhë gjatë vitit 2027.

“Shqipëria do të jetë vendi ku do të organizohet samiti i radhës. Çështja është se kur do të bëhet. Me siguri jo në vitin 2027, por nëse do të ketë një samit të radhës në vitin 2028, ai do të mbahet në Shqipëri”, u shpreh Rama.

Deklarata e kryeministrit vjen në një kohë kur organizimi i samitit të NATO-s në Shqipëri është shoqëruar me pikëpyetje, veçanërisht lidhur me datën dhe formatin e zhvillimit të tij.

Më herët, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, kishte deklaruar për median prestigjioze “Politico” se Shqipëria ishte e gatshme të shqyrtonte edhe alternativa të tjera për organizimin, përfshirë shtyrjen e samitit ose zhvillimin e tij në format virtual.

Sipas raportimit të “Politico”, mes faktorëve që kanë ndikuar në hezitimin e disa prej aleatëve për të marrë një angazhim konkret për organizimin e samitit në Shqipëri janë përmendur shpenzimet e ulëta për mbrojtjen dhe marrëdhëniet e tensionuara me presidentin amerikan Donald Trump.

Megjithatë, Rama këmbëngul se Shqipëria mbetet destinacioni i samitit të ardhshëm të Aleancës, në rast se ai zhvillohet në vitin 2028.

Rama u pyet nga gazetarët dhe për besimin që populli shqiptar i ka dhënë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, e iniciuar kjo dhe nga protestat masive që janë zhvilluar së fundmi duke kërkuar dorëheqjen e tij.

“Shqiptarët më kanë dhënë një mandat të fortë për ta drejtuar vendin drejt BE-së. Kjo nuk ndodhi 10 vite më parë, por vitin e kaluar. Ju jeni të përfshirë në gjysmë të vërteta dhe gënjeshtra të mëdha”, tha Rama.kryeministri edi rama edi rama reagon nga dublini Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Kërkesat për dorëheqje, Rama nga Dublini: Kam marrë mandat shumë të fortë nga shqiptarët 12 Nëntor 2026, 12:3712:37Politike Në Dublin u prit me protesta, Rama: Shqipëria është e projektuar për të ardhmen 12 Nëntor 2026, 12:0412:04Politike “Kur ju djeg, gjeni një vend ku të gjuani”/ Berisha i hakërrehet gazetares Klodiana Lala: Jeni e keqpërdorur! (Video) 12 Nëntor 2026, 11:4311:43Politike Ina Zhupa kritikon mazhorancën: Keni frikë të dilni nga Kuvendi, jepni zgjidhje politike 12 Nëntor 2026, 11:3411:34Politike Gazeta irlandeze: Ramën e presin me vezë në Dublin, një qytetar u arrestua 12 Nëntor 2026, 10:5110:51Politike Kush është Esmeralda Hasani, drejtuesja e re e SHISH? Nga karriera akademike te angazhimet në kryeministri 12 Nëntor 2026, 09:5209:52Politike