Lajme Zone
Picasso, Cocteau e Max Ernst në zjarrin e Muranos: Guggenheim hap “Fucina degli Angeli”
KulturëPamfleti

Picasso, Cocteau e Max Ernst në zjarrin e Muranos: Guggenheim hap “Fucina degli Angeli”

Historiania e artit Cristina Beltrami ka kuruar ekspozitën, e cila do të qëndrojë e hapur deri më 29 mars 2027. Muzeu ka vendosur pranë njëra-tjetrës skulptura në qelq, vizatime, piktura, fotografi dhe materiale arkivore, për të rindërtuar procesin që niste në studiot e artistëve dhe përfundonte në furrat e Muranos.

Pablo Picasso me “Anfora preziosa”, në Kanë, më 1961. Foto: Edward Quinn. Burimi: Venezia News. / Ekspozita që hapet sot në Venecia mbledh mbi 100 skulptura në qelq, vizatime, piktura, fotografi dhe dokumente. Ajo rindërton bashkëpunimin e Egidio Costantinit me disa nga emrat kryesorë të artit të shekullit XX dhe rolin vendimtar të Peggy Guggenheim. Koleksioni Peggy Guggenheim në Venecia hap sot, më 14 nëntor 2026, ekspozitën “Fucina degli Angeli: Peggy Guggenheim dhe qelqi artistik i shekullit XX”. Mbi 100 vepra tregojnë se si Egidio Costantini e nxori qelqin e Muranos nga kufijtë e artit dekorativ dhe e ktheu në material të skulpturës moderne.

Historiania e artit Cristina Beltrami ka kuruar ekspozitën, e cila do të qëndrojë e hapur deri më 29 mars 2027. Muzeu ka vendosur pranë njëra-tjetrës skulptura në qelq, vizatime, piktura, fotografi dhe materiale arkivore, për të rindërtuar procesin që niste në studiot e artistëve dhe përfnte në furrat e Muranos. Costantini, i lindur në Brindisi më 1912 dhe i rritur në Venecia, themeloi më 1955 një galeri të specializuar në qelqin artistik, në Campo Santi Filippo e Giacomo. Jean Cocteau i sugjeroi emrin “Fucina degli Angeli”, që në shqip do të thotë “Farkëtaria e Engjëjve”. Costantini ndiqte të gjithë procesin, nga vizatimi fillestar te realizimi i veprës nga mjeshtrit e qelqit dhe prezantimi i saj para publikut.

Ekspozita përfshin punë të lidhura me Pablo Picasson, Georges Braque, Jean Cocteau, Jean Arp, Max Ernst, Lucio Fontana, Oskar Kokoschka, Arman, Roberto Matta, Dorothea Tanning, Mark Tobey dhe Paul Jenkins. Një pjesë e veçantë trajton marrëdhëniet e Fucinës me artistët japonezë Miki Tomio, Katsuhiko Narita, Omura Mikuni dhe Yokoo Tadanori gjatë viteve 1960 dhe 1970. Peggy Guggenheim nuk qëndroi vetëm në rolin e blerëses. Ajo bleu vepra, mbështeti financiarisht Costantinin dhe e lidhi me galeri e institucione jashtë Italisë. Nga viti 1964, krijimet e Fucinës u paraqitën në Galleria del Naviglio në Milano dhe më pas në Galleria dell’Obelisco në Romë. Në vitin 1965, Muzeu i Artit Modern në Nju Jork organizoi “Sculpture in Glass”, ekspozitën e parë të këtij institucioni kushtuar tërësisht skulpturës në qelq.

Ekspozita në Venecia bashkon huazime nga Fondation Marguerite Arp në Lokarno, Historisches Museum Basel, Kunstmuseum Walter në Augsburg, MUDAC në Lozanë dhe Museum of Fine Arts në Boston. Koleksioni plotësohet me objekte nga Museo del Vetro i Muranos, Arkivi Fucina degli Angeli, Koleksioni Peggy Guggenheim, galeri dhe koleksione private.

Beltrami thotë se krahasimi i dokumenteve të Fucinës me arkivat e artistëve ka ndihmuar studiuesit të përcaktojnë datat e disa veprave dhe të rindërtojnë mënyrën konkrete të bashkëpunimit. Kjo punë dokumentare prek edhe çështjen e autorësisë. Pas një skulpture me firmën e Picassos, Ernst-it ose Arp-it qëndronin vizatimi i artistit, drejtimi i Costantinit dhe puna teknike e mjeshtrave muranezë.

Kritikja Franca Lugato vlerëson pikërisht këtë aspekt. Sipas saj, ekspozita nuk lejon që emrat e mëdhenj të mbulojnë kontributin e furrave dhe të mjeshtrave të qelqit. Ajo e paraqet veprën si rezultat të një procesi kolektiv, ku ideja, teknika dhe ndërmjetësimi artistik marrin peshë të barabartë.

Koleksioni Peggy Guggenheim e shoqëron ekspozitën me një katalog të ilustruar, botuar nga Marsilio Arte dhe redaktuar nga Cristina Beltrami, me studime të Marianna Rossit dhe Stefano Turinës. Katalogu dhe ekspozita rikthejnë në qendër një histori që lidh Picasson, Cocteau-n, Ernst-in dhe Fontanën me duart e mjeshtrave të Muranos, të cilët u dhanë formë në zjarr vizatimeve të tyre./Pamfletipablo picasso anfora preziosa Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kulture Hollivudi përkulet para Steven Spielbergut, yjet e kinemasë bashkohen për të nderuar mjeshtrin e ekranit 13 Nëntor 2026, 21:3221:32Kulture Utopitë që u kthyen në rrënoja: Lee Bul pushton Antverpin me 150 vepra 13 Nëntor 2026, 12:5412:54Kulture A po jetojmë në “1984” e George Orwellit? 12 Nëntor 2026, 20:0820:08Kulture Paul McCartney bëhet miliarder, legjenda e 'The Beatles' muzikanti i tretë më i pasur në botë 12 Nëntor 2026, 09:5409:54Kulture Kur demokracia kalbet nga brenda 11 Nëntor 2026, 21:4321:43Kulture Vetëm 2.100 orë dritë: Guggenheim ekspozon artin që rrezikon të shuhet 11 Nëntor 2026, 14:3914:39Kulture