Lajme Zone
Pezullimi i vendimit nga Apeli, Dhoma e Avokatisë nis mbledhjen për bojkotin e seancave në GJKKO
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Pezullimi i vendimit nga Apeli, Dhoma e Avokatisë nis mbledhjen për bojkotin e seancave në GJKKO

Ka nisur mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë, ku do të diskutohet vijimi i bojkotit të seancave gjyqësore në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), pas vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit për pranimin e kërkesës për sigurimin e padisë dhe pezullimin e vendimit të bojkotit.

Ka nisur mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë, ku do të diskutohet vijimi i bojkotit të seancave gjyqësore në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), pas vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit për pranimin e kërkesës për sigurimin e padisë dhe pezullimin e vendimit të bojkotit. Hapja e mbledhjes do të jetë e hapur për mediat, ndërsa diskutimet mes anëtarëve do të zhvillohen me dyer të mbyllura. Në përfundim, Këshilli pritet të dalë me një deklaratë publike, ku do të bëhet i ditur qëndrimi i avokatëve. Gjatë mbledhjes u theksua se, në zbatim të vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit, bojkoti konsiderohet i përfunduar. Megjithatë, anëtarët e Këshillit do të diskutojnë dhe do të marrin një vendim të ri lidhur me këtë çështje. Qëndrimi përfundimtar i Dhomës së Avokatisë do të bëhet publik pas përfundimit të diskutimeve. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Dhoma e Avokatise