Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 37-vjeçari Maridon Dhuli, i cili pësoi djegie të rënda mbrëmjen e djeshme, pasi mjeti me të cilin udhëtonte mori flakë në aksin Kardhiq-Delvinë. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme, kur 37-vjeçari ishte në lëvizje me makinën e tij dhe, pasi automjeti u përfshi nga flakët, pësoi djegie të shkallës së tretë. Pas ngjarjes, 37-vjeçarit i erdhën në ndihmë kalimtarë të rastit, të cilët e ndihmuan të shuante flakët. Por, fatkeqësisht, mëngjesin e kësaj të enjteje, ai ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës.
