Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, Qerimaj është paraqitur në Prokurorinë se Posaçme rreth orës 11:15.
Ende nuk dihet arsyeja për të cilën peshëngritësi është thirrur në SPAK dhe as çështja për të cilën do të pyetet. Top Channel

