Lajme Zone
Pesë kandidatë, zbulohet fituesi i çmimit “Trajneri i Vitit”
SportCNA

Pesë kandidatë, zbulohet fituesi i çmimit “Trajneri i Vitit”

Trajneri i kombëtares spanjolle, Luis de la Fuente, është shpallur fitues i çmimit prestigjioz si "Trajneri i Vitit". Tekniku iberik fitoi këtë vlerësim pas triumfit të jashtëzakonshëm në Kampionatin Botëror me Spanjën. Ai ishte pjesë e një liste prej pesë teknikësh të shquar ku bënin pjesë edhe Unai Emery, Vincent Kompany, Mikel Arteta dhe Luis Enrique. Ndërkohë, në kategorinë e futbollit të vajz

Trajneri i kombëtares spanjolle, Luis de la Fuente, është shpallur fitues i çmimit prestigjioz si "Trajneri i Vitit".

Tekniku iberik fitoi këtë vlerësim pas triumfit të jashtëzakonshëm në Kampionatin Botëror me Spanjën.

Ai ishte pjesë e një liste prej pesë teknikësh të shquar ku bënin pjesë edhe Unai Emery, Vincent Kompany, Mikel Arteta dhe Luis Enrique.

Ndërkohë, në kategorinë e futbollit të vajzave, çmimi për trajnerin më të mirë u fitua nga tekniku i Barcelonës, Pere Romeu. Këto çmime të rëndësishme për teknikët më të mirë u dorëzuan në skenë nga trajneri i mirënjohur spanjoll Rafael Benitez.

Benitez mbahet mend gjatë në historinë e futbollit për fitimin e famshëm të Champions League me Liverpoolin në vitin 2005. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.