Pas pesë ditë protestave të dhunshme në Shqipëri, 19 organizata të shoqërisë civile kanë dalë me një deklaratë të përbashkët, duke kërkuar ndalimin e menjëhershëm të dhunës dhe vetëpërmbajtje nga të gjitha palët. Në deklaratën me titull “Ndaloni dhunën, mbroni jetën dhe të drejtën për protestë paqësore!”, organizatat theksojnë se mbrojtja e jetës, shëndetit dhe dinjitetit të protestuesve, punonjësve të policisë, gazetarëve dhe qytetarëve që ndodhen në zonat e protestave duhet të jetë përparësi absolute. Ato u bëjnë thirrje protestuesve të shmangin sulmet ndaj personave dhe shkatërrimin e pronës, ndërsa autoriteteve u kërkojnë të garantojnë zhvillimin e protestave paqësore dhe të parandalojnë lëndimet. LEXO EDHE:Me kallashnikov e pistoletë në taksi drejt Maqedonisë së Veriut, 30-vjeçari kapet në Dibër! Armët dyshohet se i mori në Tufinë Organizatat dënojnë çdo përdorim të pajustifikuar apo disproporcional të forcës nga policia, duke theksuar se ruajtja e rendit publik nuk mund të përdoret si justifikim për cenimin e integritetit fizik, dinjitetit dhe të drejtave të qytetarëve. Një thirrje u drejtohet përfaqësuesve politikë dhe drejtuesve të shtetit, të cilëve u kërkohet të shmangin retorikën që mund të nxisë tensionet dhe të krijojnë hapësirë për dialog. “Respektoni të drejtën e protestës paqësore. Mbroni jetën dhe dinjitetin e çdo personi. Asnjë jetë nuk duhet vënë në rrezik”, përfn deklarata. Deklarata është nënshkruar nga 19 organizata, mes tyre Civil Rights Defenders Shqipëri, SCiDEV, Rrjeti AWEN, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim, Faktoje, BIRN Albania, Citizens.al, Partners Shqipëri, Together for Life dhe Asosacioni i Gazetarëve të Shqipërisë. Deklarata e plotë Ne, organizatat e shoqërisë civile nënshkruese të kësaj deklarate, përballë përshkallëzimit të tensioneve dhe raportimeve për të lënduar gjatë protestave të ditëve të fundit në Shqipëri, bëjmë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të dhunës dhe vetëpërmbajtje nga të gjithë. Mbrojtja e jetës, shëndetit dhe dinjitetit të protestuesve, punonjësve të policisë, gazetarëve dhe kalimtarëve duhet të jetë përparësia absolute. Protesta paqësore është një e drejtë themelore, e garantuar nga neni 47 i Kushtetutës, neni 11 i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe neni 21 i Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike. U bëjmë thirrje pjesëmarrësve të protestojnë paqësisht, pa sulme ndaj personave dhe pa shkatërrim të pronës. Autoritetet kanë detyrimin të lehtësojnë protestën paqësore, të ulin tensionet dhe të parandalojnë lëndimet. Çdo përdorim i forcës nga policia duhet të jetë i ligjshëm, rreptësisht i nevojshëm dhe proporcional, duke përdorur paraprakisht mjetet paqësore. Aktet e dhunës së individëve të veçantë nuk justifikojnë ndërhyrje pa dallim ndaj protestuesve paqësorë. Dënojmë çdo përdorim të pajustifikuar apo disproporcional të forcës nga strukturat policore ndaj protestuesve dhe theksojmë se garantimi i rendit publik nuk mund të shërbejë si justifikim për cenimin e integritetit fizik, dinjitetit dhe të drejtave themelore të qytetarëve. Kërkojmë ndihmë të menjëhershme mjekësore për çdo të lënduar, mbrojtje të posaçme për të miturit dhe respektimin e të drejtave të çdo personi të ndaluar. Çdo pretendim për dhunë apo përdorim të paligjshëm të forcës duhet të hetohet shpejt, në mënyrë të pavarur dhe të paanshme. U bëjmë thirrje përfaqësuesve të politikës dhe drejtuesve të shtetit të shmangin retorikën nxitëse dhe të krijojnë hapësirë për dialog. Respektoni të drejtën e protestës paqësore. Mbroni jetën dhe dinjitetin e çdo personi. Asnje jetë nuk duhet vënë në rrezik. Organizatat NënshkrueseCivil Rights Defenders, ShqipëriSCiDEVRrjeti AËENQendra Aleanca Gjinore për ZhvillimQendra "Faktoje"Albanian Institute of Science AISRrjeti Ballkanik për Gazetari Investigative në Shqipëri, BIRN AlbaniaRrjeti Erasmus TiranaCitizens.alQendra AmforaQendra për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Zhvillim të QëndrueshëmQendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri - PPNEAQendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike - ACERPartners ShqipëriQendra Për Studime të Krahasuara dhe Ndërkombëtare/QSKNQendra Shqiptare për Gazetari CilësoreRrjeti i Informimit dhe Qytetarisë Aktive INACOrganizata ‘Together for Life’Asosacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ASHG U.D/Shqiptarja.com TAG: protestat kunder qeverise Tirane Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Tetor, 13:43
A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 19% Jo 77.5% Disi 3.5% Vota total: 5123 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

