Sot në Gjykatën e Posaçme po mbahet seanca ndaj ish-financiares së Ajola Xoxës, e cila është bërë e penduar e drejtësisë, Adela Kondakçi, ish policit të burgjeve Fatjon Baçi si dhe të pandehurve të tjerë që u ndanë nga dosja “Veliaj”. Avokati i ish-financieres së Ajola Xoxës, Adela Kondakçi ka deklaruar para gjykatës se klientja e tij ka shkelur ligjin, duke theksuar se ka qenë e shtyrë dhe e ndikuar nga urdhrat e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg për 13 akuza të rënda penale.
Avokati ka nënvizuar se Kondakçi ka ndihmuar në zbardhjen e së vërtetës për organet e drejtësisë. “Jo vetëm që nuk ka përfituar, por është vënë në dispozicion të drejtësisë dhe ka patur kosto për transparencën e saj. Ka ndihmuar në zbardhjen e së vërtetës për organet e drejtësisë”, u shpreh ai. Adela Kondakçi është kthyer në te penduarën e drejtësisë, ku ka rrëfyer detaje nga skemat korruptive dhe mënyrën se si funksionin OJF-të e Xoxës./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

