Lajme Zone
SportShqiptarja

PERSONAZH/ 900 kilometra për 2 javë nga Shkodra drejt Athinës, aventura me biçikletë druri e avokatit Arsid Muriqi (VIDEO)


Një udhëtim 900 kilometra me një biçikletë prej druri. Kjo është sfida që ka ndërmarrë avokati Arsid Muriqi, i cili është nisur nga Shkodra me synimin për të mbërritur në Athinë brenda dy javësh.

Nga pedonalja e Shkodrës drejt kryeqytetit grek, Athinës. Avokati Arsid Muriqi ka nisur një sfidë të pazakontë per te përshkuar rreth 900 kilometra me një biçikletë prej druri. Itinerari i tij përfshin ndalesa në Lezhe ku ne e takuam e me pas në Vlorë e Sarandë. "Jam nisur nga qyteti i Shkodrës, nga pedonalja. Sapo kam arritur në Lezhë dhe do vazhdoj rrugën drejt Tiranës. Rruga ka shkuar shumë mirë, jam shumë mirë edhe me nxehtësinë" thotë ai. LEXO EDHE:Zjarrfikësit luftojnë me flakët pranë Athinës, mbi 1000 persona të evakuuar, Greqia përgatitet për një të mërkurë me rrezik të lartë zjarresh Për Muriqin, kjo nuk është thjesht një garë sportive, por një sfidë personale e ndërtuar mbi pasionin për çiklizmin. Objektivi i tij është të përshkojë mesatarisht rreth 100 kilometra në ditë. "Qëllimi është një sfidë personale. Prej vitesh merrem me sport dhe çiklizëm dhe kam synuar të arrij në Athinë me një biçikletë të rrallë, prej druri" shton ai Biçikleta që përdor është një model i veçantë prej druri, prodhuar jashtë vendit. "Biçikleta prodhohet jashtë Shqipërisë, por kam qenë pjesë e këtij projekti. Kam bërë ture të ndryshme dhe këtë herë doja të nisesha nga qyteti im i lindjes dhe të promovoja edhe vendin tim" shpjegon Muriqi. Nëse gjithçka shkon sipas planit, avokati i apasionuar pas sportit pritet të mbërrijë në kryqeytetin grek pas dy javesh. Përgjatë itinerarit drejt kryeqytetit grek, Muriqi fton çdo të ri që dëshiron t’i bashkohet, qoftë edhe për një pjesë të rrugës. Qëllimi i tij është të përçoje mesazhin për një stil jetese të shëndetshëm. P.J/SI.E./Shqiptarja.com TAG: Arsid Muriqi athine bicikleta Shkoder Komente Komento Athina: 04/08/2026 16:08 Kur u bere avokat ti o Arsid haha! Suksese po nejse. Përgjigju PILINTSI: 04/08/2026 15:40 A BA DAFLLAKJA KALLO Përgjigju Sondazhi i ditës:

31 Korrik, 15:00

Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 57.2% 100 bashki (PD) 16% 61 bashki (si sot) 26.7% Vota total: 5564 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 31 Korrik, 15:00 Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?