Lajme Zone
Përshkallëzohet situata para Ministrisë së Arsimit, protestuesit hedhin molotov; policia përgjigjet me gaz lotësjellës
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Përshkallëzohet situata para Ministrisë së Arsimit, protestuesit hedhin molotov; policia përgjigjet me gaz lotësjellës

Përplasjet kanë ndodhur gjatë ditës së gjashtë të protestës studentore, e cila nisi rreth një orë më parë në mënyrë paqësore, me këngë, valle, flamuj kombëtarë dhe thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Përshkallëzohet situata para Ministrisë së Arsimit Gjatë tensioneve janë shoqëruar edhe disa persona, ndërsa ende nuk ka një bilanc zyrtar për numrin e tyre. Është përshkallëzuar situata përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ku protestuesit kanë hedhur kokteje molotovi, ndërsa forcat e policisë janë përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë turmën. Gjatë tensioneve janë shoqëruar edhe disa persona, ndërsa ende nuk ka një bilanc zyrtar për numrin e tyre.

Përplasjet kanë ndodhur gjatë ditës së gjashtë të protestës studentore, e cila nisi rreth një orë më parë në mënyrë paqësore, me këngë, valle, flamuj kombëtarë dhe thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Në fillim të tubimit, studentët dhe qytetarët që u janë bashkuar kanë zhvilluar edhe veprime simbolike për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë.

Një prej protestuesve ka djegur certifikatën që kishte marrë nga ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini, si fitues i Olimpiadës së Historisë. Përpara këtij veprimi, i riu u ka bërë thirrje pjesëmarrësve që të mos ushtrojnë dhunë ndaj efektivëve të policisë.

Megjithatë, situata është tensionuar më vonë, kur disa protestues kanë hedhur molotov në drejtim të godinës së ministrisë, duke sjellë ndërhyrjen e forcave të rendit.

Protesta e kësaj të diele vjen pas pesë ditësh tubimesh, gjatë të cilave janë regjistruar përplasje me policinë, arrestime dhe shoqërime të protestuesve. Në ditët e mëparshme janë raportuar gjithashtu përdorimi i gazit lotsjellës, ujit dhe plumbave të gomës nga forcat e rendit, si dhe dëmtime të pronës publike dhe private.

Protestuesit kanë denoncuar përdorimin e tepruar të forcës nga policia, ndërsa autoritetet kanë raportuar sulme ndaj efektivëve gjatë tubimeve.përshkallëzohet situata para ministrisë së arsimit protesta studentore Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Tensionohet protesta para Ministrisë së Arsimit, lëndohet një gazetare 18 Tetor 2026, 13:3413:34Aktualitet “Na e dogjën rininë!”, qytetari nga protesta para Ministrisë së Arsimit: Ky vend nuk ka të ardhme! 18 Tetor 2026, 12:5512:55Aktualitet Dita e 6-të, nis protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit 18 Tetor 2026, 12:4212:42Aktualitet Dy anije të NATO-s stërvitje në Gjirin e Vlorës 18 Tetor 2026, 11:5511:55Aktualitet Ministria e Shëndetësisë bën bilancin e protestës së djeshme në Tiranë: 65 të lënduar, 12 ende në spital 18 Tetor 2026, 11:2311:23Aktualitet Nga Aurela Gaçe te Luana Vjollca dhe Adrola Dushi, personazhet e showbizzit kritikojnë Edi Ramën 18 Tetor 2026, 11:1111:11Aktualitet