Situata para Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar, pasi efektivët e policisë kanë përdorur armë që qëllojnë me plumba gome kundër protestuesve. Në pamjet nga protesta, një efektiv i pozicionuar pranë institucionit shihet duke qëlluar me një armë të posaçme në drejtim të qytetarëve që po protestojnë.
Si pasojë e të shtënave, dy protestues raportohet se janë goditur me plumba gome, njëri në gjoks dhe tjetri në këmbë. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

