Lajme Zone
Përshkallëzohet protesta para Kuvendit, policia përdor ujë me presion dhe gaz lotsjellës
PolitikëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Përshkallëzohet protesta para Kuvendit, policia përdor ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Situata para godinës së Kuvendit është përshkallëzuar gjatë protestës së zhvilluar këtë të enjte, ku policia ka ndërhyrë duke përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve. Pas tensioneve të krijuara më herët, kur disa protestues larguan barrierat metalike të vendosura përreth Parlamentit, përplasjet kanë vijuar mes turmës dhe forcave të rendit. Nga ana e tyre, protestuesit kanë hed

Situata para godinës së Kuvendit është përshkallëzuar gjatë protestës së zhvilluar këtë të enjte, ku policia ka ndërhyrë duke përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve.

Pas tensioneve të krijuara më herët, kur disa protestues larguan barrierat metalike të vendosura përreth Parlamentit, përplasjet kanë vijuar mes turmës dhe forcave të rendit.

Nga ana e tyre, protestuesit kanë hedhur vezë dhe bidonë uji në drejtim të policisë, ndërsa vijojnë thirrjet kundër qeverisë dhe klasës politike.

Në protestë dëgjohen thirrje si “Ju erdhi fundi”, “Parlament i krimit”, “Poshtë qeveria” dhe “Nuk na përfaqësoni”, ndërsa qytetarët kërkojnë ndryshime politike dhe vijojnë të përsërisin kërkesat e tyre ndaj mazhorancës. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)