Lajme Zone
Përshkallëzohet protesta në Tiranë, fishekzjarrë drejt policisë, gazi lotsjellës 'pushton' Rrugën e Durrësit
PolitikëPolitiko

Përshkallëzohet protesta në Tiranë, fishekzjarrë drejt policisë, gazi lotsjellës 'pushton' Rrugën e Durrësit

Pas disa orësh qetësie pranë Kryeministrisë, situata është tensionuar mbrëmjen e sotme, teksa protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës, të ndjekur nga forcat e policisë. Turma është ndalur pranë Muzeut Historik Kombëtar, në hyrje të rrugës së Durrësit, ku një pjesë e protestuesve kanë hedhur fishekzjarrë në drejtim të policisë. Gjithashtu, janë ndezur zjarre në kazanët e mbeturinave,

Pas disa orësh qetësie pranë Kryeministrisë, situata është tensionuar mbrëmjen e sotme, teksa protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës, të ndjekur nga forcat e policisë. Turma është ndalur pranë Muzeut Historik Kombëtar, në hyrje të rrugës së Durrësit, ku një pjesë e protestuesve kanë hedhur fishekzjarrë në drejtim të policisë. Gjithashtu, janë ndezur zjarre në kazanët e mbeturinave, të cilët janë përdorur si barrikada për të penguar avancimin e efektivëve.

Policia është kundërpërgjigjur duke përdorur ujë dhe gaz lotsjellës, ndërsa situata është përshkallëzuar pas një pasditeje që deri në ato momente ishte zhvilluar e qetë pranë godinës së Kryeministrisë. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm