Lajme Zone
Përshkallëzohet protesta, flakët përfshijnë hyrjen e Ministrisë së Financave
PolitikëPamfleti

Përshkallëzohet protesta, flakët përfshijnë hyrjen e Ministrisë së Financave

Hyrjes së Ministrisë së Financave në Tiranë i është vënë zjarri gjatë protestës që prej më shumë se dhjetë orësh po zhvillohet në kryeqytet.

Një tjetër incident me zjarr është regjistruar gjatë ditës së tretë të protestave në kryeqytet. Hyrjes së Ministrisë së Financave i është vënë flaka, ndërsa demonstruesit vijojnë të lëvizin nëpër rrugët e Tiranës. Ngjarja vjen pas përplasjeve të përsëritura me policinë dhe dëmtimeve të disa institucioneve e bizneseve. Hyrjes së Ministrisë së Financave në Tiranë i është vënë zjarri gjatë protestës që prej më shumë se dhjetë orësh po zhvillohet në kryeqytet.

Flakët kanë përfshirë pjesën e hyrjes së institucionit, duke shkaktuar tym dhe duke shënuar një tjetër incident gjatë ditës së tretë të demonstratave. U desh ndërhyrja e një makine ujëhedhëse për fikjen e zjarrit. Ngjarja është regjistruar ndërsa grupe protestuesish vijojnë të zhvendosen nëpër rrugët e Tiranës, pas përplasjeve të vazhdueshme me forcat e rendit.

Ende nuk ka informacion të konfirmuar për përmasat e dëmeve në hyrje të Ministrisë së Financave, për persona të lënduar apo nëse zjarri ka depërtuar në ambientet e brendshme të godinës.

Incidenti vjen pas një serie zjarresh të regjistruara gjatë protestës. Më herët, një kioskë u përfshi nga flakët pranë kompleksit “Tajvani”, në zonën e Shallvareve, ndërsa raste të tjera u raportuan në Parkun Rinia, pranë Kryeministrisë dhe në Rrugën e Elbasanit.

Në zonën e Zogut të Zi janë djegur gjithashtu kosha mbeturinash dhe struktura reklamash, ndërsa demonstruesit kanë vijuar marshimin në disa prej akseve kryesore të Tiranës.

Gjatë ditës janë regjistruar përplasje të përsëritura mes protestuesve dhe policisë, veçanërisht në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe pranë Ministrisë së Brendshme.

Grupe demonstruesish kanë hedhur gurë dhe fishekzjarrë drejt efektivëve, ndërsa policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën.

Forcat e rendit kanë vendosur kordone në disa zona dhe kanë shoqëruar një numër të madh personash, megjithëse ende nuk ka një bilanc zyrtar përfundimtar.

Protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e klasës aktuale politike. Ata kanë paralajmëruar një tjetër tubim për ditën e nesërme.

Ndërkohë, autoritetet nuk kanë dhënë ende informacion të detajuar për dëmet e shkaktuara nga zjarri në hyrje të Ministrisë së Financave. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Protestuesit zhvendosen te Shallvaret, digjet një kioskë në krah të “Tajvanit” 15 Tetor 2026, 20:2520:25Aktualitet “Drejt përplasjes civile nëse s’parandalohet dhuna”, Karamuço: Adoleshentë, jo studentë në grupin e zjarrit 15 Tetor 2026, 20:2220:22Aktualitet Elbasani rikthehet në protestë, qytetarët mblidhen sërish në shesh; forca të shumta policie në terren 15 Tetor 2026, 20:1720:17Aktualitet Çfarë po ndodh te Blloku i Ambasadave? Mësyjnë fuoristrada dhe makina policie (Video) 15 Tetor 2026, 20:1320:13Aktualitet Tensione edhe te Ministria e Brendshme, protestuesit hedhin gurë, policia ndërhyn me gaz lotsjellës 15 Tetor 2026, 20:0820:08Aktualitet Protestuesit mbushin rrugët e Tiranës 15 Tetor 2026, 20:0020:00Aktualitet