Rusia ndërmori një sulm masiv në Kiev gjatë orëve të natës. Kryetari i bashkisë së kryeqytetit, Vitali Klitschko, tha se disa ndërtesa u goditën nga raketat, përfshirë një spital për fëmijë. Si pasojë e sulmeve të paktën 6 persona vdiqën dhe 23-të tjerë mbetën të plagosur. Disa qytete të Krimesë mbetën pa energji elektrike gjatë natës pas një serie shpërthimesh të raportuara në zonën e Sevastopolit dhe pranë termocentralit të Simferopolit, thanë forcat ukrainase. LEXO edhe...Putin e pranon: Sulmet me dronë nga Ukraina po dëmtojnë ekonominë tonë Ndërkohë një dron hyri në hapësirën ajrore rumune gjatë natës dhe u rrëzua në një zonë të pabanuar pranë Grindut, gjatë ofensivës së re ajrore të Rusisë kundër Ukrainës. Dy avionë luftarakë spanjollë dhe një helikopter i ushtrisë rumun qëndruan në monitorim gjatë gjithë natës. Sulmi rus shkaktoi gjithashtu masa sigurie në Poloninë fqinje, e cila mobilizoi forcat e saj ajrore për të parandaluar çdo incident dhe për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore. Lajm në përditësim… Xh.K/ReportTv.al Rusi lufta ne ukraine Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 56.7% Shoqëria 27.1% Social media 16.1% Vota total: 4369 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

