Rusia ndërmori një sulm masiv në Kiev gjatë orëve të natës. Kryetari i bashkisë së kryeqytetit, Vitali Klitschko, tha se disa ndërtesa u goditën nga raketat, përfshirë një spital për fëmijë. Si pasojë e sulmeve të paktën 6 persona vdiqën dhe 23-të tjerë mbetën të plagosur. Disa qytete të Krimesë mbetën pa energji elektrike gjatë natës pas një serie shpërthimesh të raportuara në zonën e Sevastopolit dhe pranë termocentralit të Simferopolit, thanë forcat ukrainase. Ndërkohë një dron hyri në hapësirën ajrore rumune gjatë natës dhe u rrëzua në një zonë të pabanuar pranë Grindut, gjatë ofensivës së re ajrore të Rusisë kundër Ukrainës. LEXO EDHE:Putin e pranon: Sulmet me dronë nga Ukraina po dëmtojnë ekonominë tonë Dy avionë luftarakë spanjollë dhe një helikopter i ushtrisë rumun qëndruan në monitorim gjatë gjithë natës. Sulmi rus shkaktoi gjithashtu masa sigurie në Poloninë fqinje, e cila mobilizoi forcat e saj ajrore për të parandaluar çdo incident dhe për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore. Lajm në përditësim… Xh.K/Shqiptarja.com TAG: Rusi lufta ne ukraine Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Gusht, 13:45
Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 56.7% Shoqëria 27.2% Social media 16.1% Vota total: 4368 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

