Lajme Zone
Përshkallëzohet konflikti në Lindjen e Mesme: Irani sulmon bazat amerikane, SHBA dhe Arabia Saudite godasin milicitë pro-iraniane
PolitikëJOQ Albania

Përshkallëzohet konflikti në Lindjen e Mesme: Irani sulmon bazat amerikane, SHBA dhe Arabia Saudite godasin milicitë pro-iraniane

Tensionet në Lindjen e Mesme janë rikthyer me forcë, pasi Irani ka ndërmarrë një valë të re sulmesh me raketa ndaj forcave amerikane në rajon, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite kanë reaguar me sulme ajrore ndaj milicive të mbështetura nga Teherani në Irak.

Sipas raportimeve, nga bombardimet amerikano-saudite kanë mbetur të vrarë të paktën 20 luftëtarë të milicive pro-iraniane, ndërsa mes viktimave raportohen edhe gjashtë këshilltarë ushtarakë iranianë.

Në të njëjtën kohë, Garda Revolucionare e Iranit deklaroi se ka lëshuar raketa balistike drejt bazës ajrore Muwaffaq Salti në Jordani, një qendër e rëndësishme ushtarake e përdorur nga SHBA. Autoritetet jordaneze njoftuan se pesë raketa u interceptuan dhe u shkatërruan pa shkaktuar viktima.

Ndërkohë, në portin egjiptian të Damietës, dy sulme me dron goditën një njësi lundruese amerikane për magazinimin e gazit natyror dhe një cisternë në pronësi greke, duke shkaktuar zjarre. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa autorët e sulmit mbeten ende të paidentifikuar.

Situata është tensionuar edhe më tej pasi Arabia Saudite akuzoi milicitë irakiane dhe rebelët Houthi në Jemen për sulme me dron ndaj infrastrukturës së saj energjetike. Sulmet kanë dëmtuar disa objekte nafte, duke shtuar frikën për një krizë të re energjetike globale.

Përshkallëzimi i luftimeve ka goditur menjëherë tregjet ndërkombëtare. Çmimi i naftës Brent u rrit me mbi 3%, duke arritur në 84.58 dollarë për fuçi, ndërsa ndërmjetësit diplomatikë po përpiqen të rikthejnë palët në tryezën e bisedimeve pas dështimit të armëpushimit.

Sipas gazetarit të Fox News, presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se SHBA do të përgjigjet me forcë ndaj sulmeve iraniane, duke paralajmëruar një kundërpërgjigje të ashpër.

Ndërkohë, autoritetet irakiane kanë dënuar sulmet ajrore të SHBA-së dhe Arabisë Saudite, duke i cilësuar si shkelje të sovranitetit të vendit dhe duke kërkuar ndalimin e menjëhershëm të përshkallëzimit të konfliktit.