Lajme Zone
Përshkallëzohet konflikti Iran-SHBA/ Teherani hakmerret me raketa dhe dronë ndaj bazave amerikane në Jordani e Irak
BotëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Përshkallëzohet konflikti Iran-SHBA/ Teherani hakmerret me raketa dhe dronë ndaj bazave amerikane në Jordani e Irak

Konflikti mes Shtetet e Bashkuara dhe Iran po hyn në një fazë të re dhe më të rrezikshme, pas një vale të re sulmesh amerikane ndaj objektivave iraniane dhe kundërpërgjigjes së Teheranit ndaj bazave dhe interesave amerikane në Lindjen e Mesme. Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se ka përfunduar vala e dytë e sulmeve brenda 24 orëve ndaj objektivave të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike. Sipas amerikanëve, në shënjestër ishin sistemet e mbrojtjes ajrore, radarët, instalimet dhe asetet detare, kapacitetet për vendosjen e minave dhe infrastruktura e komunikimit.

Konflikti mes Shtetet e Bashkuara dhe Iran po hyn në një fazë të re dhe më të rrezikshme, pas një vale të re sulmesh amerikane ndaj objektivave iraniane dhe kundërpërgjigjes së Teheranit ndaj bazave dhe interesave amerikane në Lindjen e Mesme. Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se ka përfunduar vala e dytë e sulmeve brenda 24 orëve ndaj objektivave të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike. Sipas amerikanëve, në shënjestër ishin sistemet e mbrojtjes ajrore, radarët, instalimet dhe asetet detare, kapacitetet për vendosjen e minave dhe infrastruktura e komunikimit. Sulmet amerikane u pasuan nga një kundërpërgjigje iraniane në disa vende të rajonit. Irani godet bazat amerikane

Garda Revolucionare iraniane njoftoi nisjen e një “operacioni vendimtar hakmarrës”, me raketa dhe dronë kundër bazave dhe interesave amerikane. Sipas Teheranit, objektiva amerikane u sulmuan në Jordani, Irak dhe Bahrein, ndërsa autoritetet e Kuvajtit raportuan gjithashtu sulme me raketa dhe dronë. Në Jordani, ushtria deklaroi se kishte interceptuar 10 nga 13 raketa balistike iraniane. Tre raketat e tjera ranë në zona të largëta dhe të pabanuara. Autoritetet jordaneze thanë se nuk pati viktima apo pasoja në njerëz. Ndërkohë, në Bahrein u dëgjuan sirenat e mbrojtjes ajrore dhe u raportuan shpërthime, ndërsa Kuvajti njoftoi se ishte vënë në shënjestër të sulmeve me raketa dhe dronë. According to a release from U.S. Central Command (CENTCOM), they have completed the wave of strikes against Iran, with air defense sites, radar systems, maritime assets and facilities, mine laying capabilities, and communications sites all being targeted in the strikes. Per the… pic.twitter.com/Ls059GwW60 — OSINTdefender (@sentdefender) September 1, 2026 Trump kërcënon Iranin

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi Teheranin se një vazhdim i sulmeve kundër forcave amerikane do të sillte një përgjigje edhe më të ashpër nga Uashingtoni. Trump deklaroi se Irani do të goditej “shumë më fort” nëse do të vazhdonte të hakmerrej ndaj sulmeve amerikane. Nga ana tjetër, zëdhënësi i Komandës Qendrore të Iranit, Ebrahim Zolfaghari, paralajmëroi se kundërpërgjigjja e Teheranit do të bëhej “më e madhe dhe më shkatërruese” nëse SHBA-të vijojnë bombardimet. Ai paralajmëroi gjithashtu çdo shtet që bashkëpunon me ushtrinë amerikane.

Katër viktima në një dasmë

Ndërkohë, autoritetet iraniane raportuan viktima nga bombardimet amerikane. Sipas Gjysmëhënës së Kuqe iraniane, një sulm me raketa në jug të Iranit, pranë një vendi ku po zhvillohej një ceremoni dasme, la katër persona të vrarë, mes tyre një fëmijë, ndërsa më shumë se 50 persona u plagosën. Agjencia shtetërore iraniane IRNA raportoi gjithashtu për shtatë viktima të tjera dhe nëntë të plagosur në një sulm me raketa në provincën Khuzestan. Shpërthime u raportuan edhe pranë Bandar Abbas dhe në ishullin Qeshm, në Gjirin Persik. Në shënjestër, sipas mediave iraniane, ishte edhe një aeroport në provincën Kerman.

Përshkallëzim pas propozimit për dialog

Goditjet amerikane erdhën vetëm disa orë pasi presidenti iranian Masoud Pezeshkian propozoi rikthimin në diplomaci. Pezeshkian deklaroi se Irani do të ishte i gatshëm të ndërmerrte hapa reciprokë nëse SHBA-të do të respektonin angazhimet e mëparshme të lidhura me memorandumin e mirëkuptimit të Islamabadit. Megjithatë, në vend të një rikthimi në negociata, situata u përshkallëzua me sulme të reja amerikane dhe hakmarrje iraniane. Përshallëzimi ushtarak po ndikon edhe në tregjet e energjisë. Footage shows the aftermath of a U.S. airstrike on a wedding venue in Bandar Kuhestak, Sirik County, southern Iran.

According to Iranian state media, 35 people sustained serious injuries, while four fatalities have been confirmed, including one child and one woman.

Debris… pic.twitter.com/3qGWlcSyIt

— OSINTWarfare (@OSINTWarfare) September 1, 2026 Dy cisterna të mëdha nafte u goditën nga raketa me origjinë të panjohur teksa lundronin në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë. Në këtë situatë, çmimi i naftës amerikane WTI kaloi mbi 90 dollarë për fuçi, ndërsa çmimi i gazit natyror në Evropë arriti nivelin më të lartë në tre vjet. Irani po shqyrton gjithashtu vendosjen e tarifave për anijet që kalojnë nëpër Hormuz, ndërsa SHBA-të kanë paralajmëruar masa të reja ekonomike kundër Teheranit. Kështu, përplasja SHBA-Iran nuk po kufizohet më vetëm në territorin iranian, por po shtrihet gjithnjë e më shumë në bazat amerikane dhe infrastrukturën strategjike në të gjithë Lindjen e Mesme. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: irani SHBA sulme