Lajme Zone
Përshkallëzohet konflikti diplomatik midis Parisit dhe Teheranit, dëbohen dy diplomatë iranianë
PolitikëTop Channel

Përshkallëzohet konflikti diplomatik midis Parisit dhe Teheranit, dëbohen dy diplomatë iranianë

Franca do të dëbojë dy diplomatë iranianë në ditët në vijim, në një tjetër përshkallëzim të tensioneve diplomatike mes Parisit dhe Teheranit.

Franca do të dëbojë dy diplomatë iranianë në ditët në vijim, në një tjetër përshkallëzim të tensioneve diplomatike mes Parisit dhe Teheranit. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, i cili njoftoi vendimin përmes një postimi në platformën X. Barrot tha se masa vjen si përgjigje ndaj një incidenti të ndodhur muajin e kaluar në Teheran, ku dy punonjës të ambasadës franceze u ndaluan nga autoritetet iraniane.

Vendimi i Francës u bë publik një ditë pasi Ministria e Jashtme iraniane njoftoi se dy punonjësit e ambasadës franceze në Teheran, të përfshirë në mosmarrëveshjen diplomatike, nuk do të lejoheshin të ktheheshin në Iran. Le peuple iranien, un grand peuple, est la principale victime de cette période d’extrême tension au Moyen-Orient, pris en étau entre la répression sanglante des manifestations de janvier 2026 et les bombardements.

C’est précisément parce que la France se tient aux côtés du…

— Jean-Noël Barrot (@jnbarrot) August 18, 2026 Sipas autoriteteve franceze, dy punonjësit e ambasadës u ndaluan dhe u kërcënuan nga pjesëtarë të shërbimeve iraniane të sigurisë gjatë muajit të kaluar. Parisi e ka cilësuar incidentin si një akt të papranueshëm dhe shkelje të imunitetit diplomatik.

Nga ana tjetër, Teherani ka pretenduar se dy punonjësit francezë ishin përfshirë në aktivitete që mbështesnin shoqërinë civile iraniane, duke i konsideruar këto veprime si ndërhyrje në çështjet e brendshme të vendit dhe shkelje të Konventës së Vjenës.

Përplasja e fundit shënon një tjetër përkeqësim të marrëdhënieve diplomatike mes Francës dhe Iranit, ndërsa të dyja palët kanë marrë masa reciproke ndaj personelit diplomatik. Top Channel