Situata është tensionuar sërish përpara Kryeministrisë në Tiranë, ku forcat e Policisë së Shtetit kanë rinisur shoqërimin e protestuesve, në ditën e 13-të të revoltës studentore kundër qeverisë së Edi Ramës. Ndërhyrja e efektivëve të FNSH ka shkaktuar reagimin e qytetarëve të pranishëm, të cilët janë përpjekur të pengojnë shoqërimin e protestuesve nga forcat e rendit. Gjatë përplasjeve, efektivët e policisë kanë përdorur masivisht spraj djegës për të larguar qytetarët që kundërshtonin ndërhyrjen e tyre. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
