“Përshëndetje zoti President!”/ Momenti kur Vance telefonon Donald Trumpin para mijëra hungarezëve, batutat për Orbanin
Një video e zëvendëspresidentit të SHBA, JD Vance i cili telefonon presidentin Donald Trump gjatë një tubimi në Hungari, është bërë virale në rrjet.

Një video e zëvendëspresidentit të SHBA, JD Vance i cili telefonon presidentin Donald Trump gjatë një tubimi në Hungari, është bërë virale në rrjet. Ndërsa ishte në Budapest të martën për të inkurajuar qytetarët që të votonin Viktor Orban, Vance u tha të pranishmëve se kishte një surprizë të veçantë për ta. “Para se të filloja fjalimet e mia, në fakt pata një të ftuar të veçantë që më kërkoi ta telefonoja. Le të shpresojmë që ai të përgjigjet vërtet. Le të provojmë edhe një herë. Duhet të marr një sinjal të mirë këtu. Po bie zilja, kjo është gjë e mirë”, tha Vance. View this post on Instagram A post shared by Balkanweb (@balkanweb_official) “Përshëndetje Z. President, si jeni? Jeni me rreth 5,000 patriotë hungarezë dhe mendoj se ata ju duan edhe më shumë sesa e duan Viktor Orbán-in?”, dëgjohet të thotë ai më pas. Ndërkohë Trump u përgjigj: Nuk mund ta besoj këtë. Orban është një njeri fantastik, e dua atë. Është një njeri i mrekullueshëm dhe kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë.
Ai nuk i lejoi njerëzit të sulmonin vendin tuaj dhe të pushtonin vendin tuaj siç kanë bërë të tjerët, dhe sinqerisht të shkatërronin vendet e tyre. Ai ka bërë një punë fantastike dhe më lejoni t’ju them, më pëlqen shumë, por nëse nuk do të mendoja se bëri një punë të mirë, nuk do të bëja një thirrje të tillë”, tha Trump, © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
