Të mërkurën në orën 12:30 do të zhvillohet mbledhja e zgjeruar e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Mbledhja, e thirrur nga kryeministri Edi Rama, do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave, ku do të marrin pjesë deputetë e ministra të mazhorancës socialiste. LEXO edhe...Eduart Zaloshnja: Kosto elektorale për PS-në nga ndarja e re territoriale? Mbledhja ishte planifikuar për nesër, por mësohet se është shtyrë për të mërkurën. Takimi vjen pas përplasjeve brenda PS për Reformën Territoriale, e cila pavarësisht kundërshtive, u votua në Kuvend nga të gjithë deputetët e mazhorancës. Në Partinë Socialiste, deputetët Erion Braçe, Vullnet Sinaj dhe Elisa Spiropali shprehën pakënaqësi me draftin e PS për Reformën Territoriale. Erion Braçe, i cili bëri edhe më shumë rezistencë ndaj propozimit të PS për ‘Territorialen’, edhe pas votimit ‘pro’, tha se sërish ishte kundër. Braçe e argumentoi votën ‘pro’ duke thënë se ishte votë që të mos përjashtohej nga Partia Socialiste, pasi kryeministri Rama tha se kushdo që nuk do ta votonte reformën, do të përjashtohej. R.Xh/ReportTv.al edi rama reforma territoriale grupi parlamentar i ps Erion Braçe vullnet sinaj elisa spiropali Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 59.4% Jo 34.4% Nuk e di 6.2% Vota total: 5773 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?
