Lajme Zone
Përplasjet në protestë/ Dy qytetarë plagosen nga plumbat e gomës, njëri ka marrë plagë në bark
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Përplasjet në protestë/ Dy qytetarë plagosen nga plumbat e gomës, njëri ka marrë plagë në bark

Mes të lënduarve gjatë përplasjeve të pasdites së sotme mes protestuesve dhe policisë janë edhe dy qytetarë, të cilët kanë marrë plagë në trup nga plumbat e gomës.

Mes të lënduarve gjatë përplasjeve të pasdites së sotme mes protestuesve dhe policisë janë edhe dy qytetarë, të cilët kanë marrë plagë në trup nga plumbat e gomës. Në pamjet e siguruara nga Top Channel, shihet një protestues që ka marrë një plagë në zonën e barkut, dyshohet si pasojë e goditjes nga një plumb gome.

Një tjetër protestues dyshohet se është plagosur pasditen e sotme nga një plumb gome në pjesën e fytyrës, në sy, gjatë përplasjeve me policinë në sheshin “Skënderbej”.

I riu është ndihmuar nga shokët e tij, të cilët e kanë larguar nga zona e përplasjeve. Top Channel