Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Përplasjet kulmojnë te Kryeministria! Policia sulmon turmën me ujë me presion e gaz lotsjellës, efektivët qëllojnë edhe nga tarraca e godinës!


Situata në kryeqytet ka arritur kulmin e tensioneve, teksa turma masive e protestuesve është ripozicionuar sërish pranë godinës së Kryeministrisë.

Situata në kryeqytet ka arritur kulmin e tensioneve, teksa turma masive e protestuesve është ripozicionuar sërish pranë godinës së Kryeministrisë. Me t’u afruar qytetarët pranë perimetrit të sigurisë, forcat e rendit kanë ndërhyrë me një operacion masiv për shpërndarjen e tyre. Mjetet e policisë po hedhin ujë me presion në sasi të mëdha drejt turmës, ndërsa shtëllunga të dendura gazi lotsjellës kanë mbuluar të gjithë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ajo që ka rënë në sy gjatë këtyre minutave është prania e efektivëve të policisë në tarracën e godinës së Kryeministrisë. Ata janë kapur nga kamerat dhe aparatet fotografike teksa hedhin bombola gazi lotsjellës direkt nga lartësia mbi protestuesit që ndodhen në shesh. Pavarësisht përdorimit masiv të lëndëve lotsjellëse dhe ujit me presion, situata përballë godinës së ekzekutivit mbetet tepër e kaotike, me protestuesit që nuk largohen. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb