Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 12 burime — Krahaso mbulimin →

Përplasjet gjatë protestës ndërsa Rama ishte në zyrë, 14 të arrestuar! Policia: Bllokuan hyrje-daljet e Kryeministrisë (EMRAT)


Në protestën e 94-të, tubuesit bllokuan për rreth dy orë hyrje-daljet e godinës qeveritare, ndërsa brenda ndodhej kryeministri. Pavarësisht thirrjeve të policisë për t’u larguar, ata u ulën në rrugë dhe u përplasën me efektivët. Përplasje edhe te komisariati numër 3. Rama u largua nga zyra vetëm pasi u shpërndanë protestuesit.

TIRANË- Protestuesit iu rikthyen sërish përplasjeve mbrëmjen e së martës gjatë protestës së 94-ët para Kryeministrisë. Për rreth 2 orë, të udhëhequr nga disa prej organizatorëve, ata mbajtën të bllokuar hyrje-daljet e Kryeministrisë, ndërsa brenda ndodhej shefi i qeverisë Edi Rama. Duket si një strategji e menduar për përplasje, pasi ndryshe nga herët e tjera, mbrëmjen e kaluar protestuesit nuk mbajtën fjalime në bulevardin para Kryeministrisë. Përplasjet nisën prej orës 20:00 dhe vijuan deri në orët e vona, duke çuar në pranga 14 prej protestuesve, mes tyre edhe disa prej personave që njihet si organizatorë të tubimeve si, Edison Lika, Arvina Lleshi, Dritan Goxhaj apo Arben Kola. Dy të fundit ishin edhe ata që nxitën përplasjet, ku përmes megafonit i bënin thirrje protestuesve të rrethonin godinën qeveritare. Protestuesit u grumbulluan në rrugën “Ismail Qemali”, në anën jugore të Kryeministrisë dhe siç thotë policia, bllokuan hyrjet dhe daljet e institucionit, ndërsa brenda ndodheshin personalitete të larta shtetërore, duke iu referuar kryeministrit Rama. Për këtë arsye, efektivët e policisë krijuan një kordon me qëllim që protestuesit të mos depërtonin brenda perimetrit të sigurisë. Pavarësisht thirrjeve të Policisë për rreth 30 minuta kundrejt protestuesve që të lironin rrugën ata nuk u tërhoqën, por u konfrontuan me efektivët. LEXO EDHE:Mbledhja me ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve, Rama mbërrin te Vila e Kuqe (VIDEO) Policia e Tiranës thekson se protestuesit me veprimet e tyre jo vetëm që cenuan rendin dhe perimetrin e sigurisë të një institucioni të një rëndësie të veçantë siç është Kryeministria, por edhe "penguan qarkullimin e mjeteve dhe lëvizjen e lirë të personaliteteve të larta shtetërore", duke iu referuar sërish Kryeministrit Rama, i cili i la ambientet e zyrës vetëm pasi u shpërndanë protestuesit. “Shërbimet e Policisë, nëpërmjet megafonit, u bënë të ditur pjesëmarrësve në tubim se veprimet e tyre ishin në kundërshtim me ligjin, në cenim të rendit dhe qetësisë publike, si dhe të perimetrit të sigurisë së institucionit të rëndësisë së veçantë. Gjithashtu, iu bë e ditur se, si pasojë e tubimit, ishte penguar qarkullimi i mjeteve të transportit dhe lëvizja e lirë e personaliteteve të larta shtetërore”, njoftoi Policia e Shtetit. Në momentin që punonjësit e Policisë po kryenin zhvendosjen e tubuesve, me qëllim lirimin e hyrje-daljeve të Kryeministrisë dhe lirimin e rrugës, tubuesit bënë rezistencë, u ulën në rrugë, si dhe goditën dhe shtynë efektivët. Çka bëri që policia të nisë me shoqërimet dhe tashmë 14 prej protestuesve iu është komunikuar edhe arresti. Përplasjet u zhvendosën edhe para komisariatit numër 3 në Tiranë, atje ku po mbaheshin disa protestues. Ndaj 14 të arrestuarve rëndojnë 4 vepra penale, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. EMRAT E TË ARRESTUARVEDritan GoxhajJunik MatoshiEdison LikaErlind AlmetaSokol BushiLulzim GjiniValtion ShametiFlorian ManarkolliDesiderjo AlimucajBora MitrovicaArvina LleshiYlli BrahajArben KolaAumiraldi DalliuNjoftimi i plotë i policisë Tiranë/Kundërshtuan me forcë punonjësit e Policisë dhe bllokuan hyrje-daljet e Kryeministrisë, në kohën kur në këtë institucion të rëndësisë së veçantë ndodheshin personalitete të larta shtetërore, arrestohen 14 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë. Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në lidhje me tubimin e zhvilluar më datë 01.09.2026, pranë Kryeministrisë: -u arrestuan në flagrancë shtetasit: D. G., 50 vjeç; J. M., 38 vjeç; E. L., 28 vjeç; E. A., 35 vjeç; S. B., 50 vjeç; L. Gj., 47 vjeç; V. Sh., 52 vjeç; F. M., 22 vjeç; D. A., 29 vjeç; B. M., 34 vjeçe; A. Ll., 28 vjeçe; Y. B., 38 vjeç; A. K., 46 vjeç dhe A. D., 30 vjeç. -u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. J., 47 vjeç; A. T., 54 vjeç dhe A. G., 56 vjeç. Më datë 01.09.2026, rreth orës 20:00, një grup pjesëmarrësish në tubim u grumbulluan në rrugën “Ismail Qemali”, në anën jugore të Kryeministrisë, ku bllokuan hyrje-daljet në ambientet e këtij institucioni, në kohën kur aty ndodheshin personalitete të larta shtetërore. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë krijuan një kordon sigurie, me qëllim moslejimin e depërtimit të mëtejshëm brenda perimetrit të sigurisë. Tubuesit vijuan qëndrimin në rrugën “Ismail Qemali”, përpara hyrjes së Kryeministrisë, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të punonjësve të Policisë, për rreth 30 minuta, nëpërmjet megafonit, për shpërndarjen e tubimit dhe lirimin e rrugës. Gjithashtu, shërbimet e Policisë, nëpërmjet megafonit, u bënë të ditur pjesëmarrësve në tubim se veprimet e tyre ishin në kundërshtim me ligjin, në cenim të rendit dhe qetësisë publike, si dhe të perimetrit të sigurisë së institucionit të rëndësisë së veçantë. Gjithashtu, iu bë e ditur se, si pasojë e tubimit, ishte penguar qarkullimi i mjeteve të transportit dhe lëvizja e lirë e personaliteteve të larta shtetërore. Pavarësisht thirrjeve të Policisë, tubuesit vijuan me thirrje dhe veprime aktive për kundërshtimin me forcë të punonjësve të Policisë të planëzuar në kordonin e sigurisë. Në momentin që punonjësit e Policisë po kryenin zhvendosjen e tubuesve, me qëllim lirimin e hyrje-daljeve të Kryeministrisë dhe lirimin e rrugës, tubuesit bënë rezistencë aktive, u ulën në rrugë, vijuan bllokimin e hyrjes së institucionit dhe të rrugës, si dhe goditën dhe shtynë punonjësit e Policisë. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 11:25 Tabaku viziton 14 protestuesit e arrestuar! Bardhi akuza policisë: Ushtroi dhunë, lirojini nga qelia (VIDEO) Opozita ka reaguar pas përplasjeve në protestën e djeshme para Kryeministrisë, e cila përfi me arrestimin e 14 protestuesve. Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi akuzon Policinë se ka shtruar dhunë ndaj protestuesve dhe kërkon lirimin e tyre“95 ditë protestë. 95 ditë rezistencë. Dhe përgjigjja e qeverisë? Dhunë dhe polici! Kur një pushtet nuk ka më argumente, përdor forcën. Kur nuk dëgjon më qytetarët, përpiqet t’i trembë. Por qytetarët nuk tremben. Një protestë nuk tërhiqet zvarrë. Një e drejtë nuk arrestohet. Një popull nuk heshtet me dhunë.Ky nuk është pushteti i forcës. Është pushteti që ka frikë nga qytetarët. Dhe frika e një qeverie është zëri i një populli që nuk dorëzohet. Dënoj me forcë keqpërdorimin e Policisë së shtetit, dhunën ndaj protestuesve dhe kërkoj lirimin e menjëhershëm të 14 protestuesve të arrestuar padrejtësisht”, shkruan Bardhi.Ndërkohë, deputetja demokrate Jorida Tabaku ka shkuar të vizitojë protestuesit që po mbahen te Blloku i Sigurisë. SI.E./Shqiptarja.com Share Ora 10:36 Arrestimi i 14 protestuesve, qytetarët mblidhen sërish para Bllokut të Sigurisë! Kërkojnë lirimin e tyre (VIDEO) Pas arrestimit të 14 protestuesve pasi bllokuan hyrje-daljet të Kryeministrisë dhe përplasjeve me policinë disa qytetarë janë mbledhur para Bllokut ë Sigurisë ku kërkojnë lirimin e tyre.Me flamuj kuqezi ata dëgjohen të thërrasin ‘Lironi shqipet dhe nuk jeni vetëm’.Mes të arrestuarve janë edhe Edison Lika, Arvina Lleshi, Dritan Goxhaj apo Arben Kola që njihen si organizatorë të tubimeve.Ndërkohë një natë më parë para rajonit nr.3 ata kërkuan lirimin e tyre me thirrje fyese në kor kundër efektivëve të Policisë dhe Qeverisë. Xh.K/Shqiptarja.com Share Xh.K/E.H/Shqiptarja.com TAG: edi rama Aumiraldi Dalliu Ylli Brahaj Desiderjo Alimucaj Florian Manarkolli Valtion Shameti Lulzim Gjini Sokol Bushi Erlind Almeta Junik Matoshi Andi Tepelena arben kola Erlind Alimeti dritan goxhaj Edison lika bora mitrovica Arvina Lleshi Tirane protestat kunder qeverise Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.0 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento hason: 02/09/2026 11:57 Po kjo goca e budallait çfar kërkon ata thonë Berisha në burg.... Përgjigju grej: 02/09/2026 11:23 Policia po tregohet shumë tolerante ndaj këtyre fundrinave të shitur që po bllokojnë bulevardin çdo ditë dhe prishin qetësinë. Përgjigju Sondazhi i ditës:

30 Gusht, 11:16

Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 29.2% Drejtësia 67.3% Nuk e di 3.5% Vota total: 3735 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Gusht, 11:16 Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?