Përplasje të ashpra janë shënuar pasditen e së enjtes mes policisë dhe protestuesve që janë zhvendosur në rrugën e Elbasanit. Gazetarët e Euronews Albania raportuan se një vajzë ka mbetur e plagosur në kokë nga një bombol gazi të hedhur nga policia për gazin lotsjellës. Për shkak të gjakderdhjes së madhe, ajo u transportua me urgjencë në spital për marrjen e ndihmës mjekësore.
