Lajme Zone
Përplasje të forta te Parlamenti, protestuesit heqin gardhin metalik, hidhen tymuese drejt policisë
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Përplasje të forta te Parlamenti, protestuesit heqin gardhin metalik, hidhen tymuese drejt policisë

Të tjera përplasje kanë ndodhur pranë Parlamentit. Qytetarët kanë hequr gardhin metalik, si dhe kanë hedhur tymuese. Sipas gazetarit Eni Ferhati janë përdorur gjithashtu edhe mjete piroteknike dhe sërish hedhje të gazit lotsjellës.

Të tjera përplasje kanë ndodhur pranë Parlamentit. Qytetarët kanë hequr gardhin metalik, si dhe kanë hedhur tymuese. Sipas gazetarit Eni Ferhati janë përdorur gjithashtu edhe mjete piroteknike dhe sërish hedhje të gazit lotsjellës. Kordoni ndarës me protestuesve dhe policisë tashmë është hequr duke e bërë më të vështirë për të menaxhuar situatën. Lidhur me këtë, Policia ka shtuar forcat e saj duke zëvendësuar gardhin me Forcat Shqiponja dhe ato të FNSH-së. Qytetarët vazhdojnë thirrjet e tyre për të përparuar drejt hyrjes së Parlamentit.