Tensione shumë të forta janë regjistruar në zonën pranë Ministrisë së Brendshme në Tiranë, ku protesta është shoqëruar me përplasje masive mes protestuesve dhe forcave të Policisë. Protestuesit kanë hedhur bomba molotov në drejtim të efektivëve, ndërsa policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe për të vënë situatën nën kontroll. Përplasjet kanë përshkallëzuar tensionet në këtë zonë të kryeqytetit, ndërsa përballja mes dy palëve vijon mes hedhjes së mjeteve piroteknike dhe përdorimit të gazit lotsjellës nga uniformat blu. Ngjarjet pranë Ministrisë së Brendshme zhvillohen në një klimë të rënduar, teksa protesta në Tiranë është shoqëruar me episode të përsëritura dhune dhe përplasje me Policinë.
