Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Përplasje në protestë, militanti demokrat sulmon qytetarin pas thirrjes ‘Berisha në burg’! E godet fizikisht dhe e ofendon (VIDEO)


Një qytetar u përplas me militantët demokratë te Ministria e Arsimit, pasi thirri “Rama në burg, Berisha në burg”. Përplasja zgjati disa minuta dhe një prej tyre e goditi edhe fizikisht.

Një qytetar u përplas me militantët demokratë te Ministria e Arsimit, pasi thirri “Rama në burg, Berisha në burg”. Përplasja zgjati disa minuta dhe një prej tyre e goditi edhe fizikisht. Gjatë debatit, një person e pyeti qytetarin nëse kishte marrë para për të ardhur në protestë. “Asnjë lek. Nuk jam me asnjë parti, kam votuar PD-në”, u përgjigj ai, por thirrja “Berisha në burg” irritoi një demokrat. Ai e sulmoi fizikisht qytetarin në fjalë, i cili në rrjetet sociale identifikohet si “Bonat Bonati”. LEXO EDHE:Protestuesit refuzuan militantët e PD, Berisha ftesë: Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive! Kryedemokrati përkrah dhunën: Treguan trimëri “Jo Berisha, vetëm Rama”, thotë militanti demokrat, ndërsa shëpërthen edhe në ofendime ndaj qytetarit pasi e goditi. Qytetari iu përgjigj shkurt: “Të dy”. Pas përplasjes, qytetari tha se kishte mbështetur PD-në deri në vitin 2025 dhe se nuk kishte qenë kurrë anëtar i ndonjë partie. “Të gjithë në burg, se të gjithë na kanë vjedhur”, tha ai. Dy persona që ishin parë edhe në protestat e “Flamingove” ndërhynë për të qetësuar situatën dhe e shoqëruan qytetarin jashtë turmës. Lajmi kryesor: Protestuesit refuzojnë për herë të tretë PD-në: Duan të na vjedhin protestën si në ’90! Përplasje fizike, thirrja ‘Berisha në burg’ irriton demokratët (VIDEO) SI.E. / A.E K.Ta Shqiptarja.com TAG: Tirane PD protestat kunder qeverise Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Sondazhi i ditës:

3 Nëntor, 11:50

Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 49.2% Veliajn 18.9% Asnjërin 31.8% Vota total: 1586 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?