Altin Dumani dhe Erion Veliaj Erion Veliaj pretendon se prej 10 ditësh kërkon dokumentacionin mjekësor dhe se mjekët i kanë rekomanduar ndërhyrje kirurgjikale. Por kreu i SPAK, Altin Dumani, deklaron se Prokuroria nuk disponon asnjë raport mjekësor që të vërtetojë gjendjen e tij. Mbrojtja kundërshton prokurorin dhe këmbëngul se SPAK ka dijeni për problemet shëndetësore të kryebashkiakut... Seanca e sotme në Gjykatën e Posaçme, ku po shqyrtohet çështja penale ndaj Erion Veliajt, është shoqëruar me përplasje mes kryebashkiakut të Tiranës dhe kreut të SPAK, Altin Dumani.
Shkak është bërë kërkesa e kryebashkiakut për shtyrjen e seancës gjyqësore, me argumentin se gjendja shëndetësore dhe mungesa e dokumentacionit mjekësor nuk i mundësojnë pjesëmarrjen në proces.
Përmes një letre drejtuar gjykatës, Veliaj ka shprehur për herë të parë vullnetin për të marrë pjesë në seancat gjyqësore, por ka pretenduar se prej 10 ditësh nuk po arrin të sigurojë dokumentacionin që lidhet me gjendjen e tij shëndetësore.
Sipas kryebashkiakut, mjekët i kanë rekomanduar një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa mungesa e kartelës mjekësore dhe e shpjegimeve për gjendjen e tij e pengon të ndjekë procesin.
“Për shkak të gjendjes shëndetësore për të cilën më është rekomanduar ndërhyrje kirurgjikale, kam 10 ditë që kërkoj dokumentacionin mjekësor, por s’më është dhënë asnjë shpjegim. Kjo situatë më pengon të marr pjesë në gjykim dhe kërkoj që seanca gjyqësore të shtyhet”.-shkruan Veliaj.
Përballë këtyre pretendimeve, Altin Dumani ka mbajtur një qëndrim tjetër. Kreu i SPAK ka deklaruar gjatë seancës se Prokuroria nuk disponon asnjë relacion nga mjeku i burgut që të përshkruajë gjendjen shëndetësore të Veliajt.
Dumani ka theksuar se institucioni që drejton nuk ka marrë asnjë dokument konkret që të sqarojë problemet shëndetësore të kryebashkiakut dhe të mbështesë kërkesën e tij për shtyrjen e seancës.
“Ne nuk kemi asnjë relacion mjekësor nga mjeku i burgut të na përshkruajë gjendjen shëndetësore të Veliajt. Nuk kemi asnjë dokument konkret mbi gjendjen e tij që të ishim të qartë”.-është shprehur Dumani.
Por avokati i Veliajt, Plarent Ndreca, ka kundërshtuar deklarimet e Dumanit, duke pretenduar se Prokuroria është në dijeni të gjendjes shëndetësore të klientit të tij.
Sipas Ndrecës, Veliaj kërkon të marrë informacion mbi gjendjen e këmbës dhe të sigurojë grafitë për t'i konsultuar me një mjek, por autoritetet nuk po i vënë në dispozicion kartelën mjekësore.
Avokati ka këmbëngulur gjithashtu se kryebashkiaku nuk po refuzon pjesëmarrjen në gjykim. Përkundrazi, ai ka shprehur vullnetin për të qenë i pranishëm, por kërkon më parë sqarimin e gjendjes shëndetësore.
“Prokuroria është e informuar mbi gjendjen shëndetësore të Veliajt. Këtë thotë edhe i pandehuri, kërkon info mbi situatën reale të këmbës dhe grafinë për ta konsultuar me mjek. Nuk i jepet kartela mjekësore. Veliaj e ka shprehur vullnetin për të marrë pjesë në seancë”,- ka thënë Ndreca.
Gjykata e Posaçme po shqyrton kërkesën e Veliajt dhe pritet të vendosë nëse do ta shtyjë seancën apo do të vijojë procesin gjyqësor.altin dumani kreu i spak erion veliaj Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet “Jepi shefit një kafe dhe mbylle këtë punë”/ SPAK kërkon burg për dy policët e Orikumit, si u dorëzuan 2.7 milionë lekët 17 Nëntor 2026, 10:3310:33Aktualitet Sekuestrohen pasuri me vlerë 7.5 milionë euro në Vlorë 17 Nëntor 2026, 10:2610:26Aktualitet SPAK jep pretencën për ish-kryebashkiakun e Divjakës, kërkon 1 vit burg për Fredi Kokoneshin dhe tre ish-zyrtarë 17 Nëntor 2026, 10:0710:07Aktualitet Mangësi në zbatimin e projektit ‘Smart City’, Komisioneri ngre shqetësime për kamerat ‘inteligjente’ në shkolla 17 Nëntor 2026, 08:5808:58Aktualitet Ndryshojnë tarifat e dokumenteve biometrike nga 1 janari, ministri Demo firmos vendimin; ja kush përfiton 17 Nëntor 2026, 08:5108:51Aktualitet Zgjedhjet që tronditën Italinë në vitin 1948, si u përfshi Enver Hoxha në betejën mes SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik 17 Nëntor 2026, 07:4107:41Aktualitet

