Protestat kundër qeverisë Rama kanë kaluar kufijtë e Shqipërisë, duke tërhequr vëmendjen e mediave të mëdha ndërkombëtare. Përplasjet e sotme mes protestuesve dhe policisë në Tiranë janë pasqyruar nga prestigjiozja italiane Corriere della Sera dhe britanikja BBC. Në raportimin e saj, Corriere della Sera ndalet te tensionet pranë Ministrisë së Arsimit, ku një pjesë e demonstruesve hodhi gurë dhe bomba molotov në drejtim të efektivëve të policisë. Këta të fundit iu kundërpërgjigjën me autobotë uji për të shpërndarë turmën. View this post on Instagram A post shared by Corriere della Sera (@corriere) Media italiane thekson se, ndërsa një pjesë e protestuesve u përfshi në përplasje me policinë, pjesa tjetër vijoi demonstratën me thirrje kundër qeverisë dhe kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Edhe BBC i ka kushtuar vëmendje zhvillimeve në Shqipëri, duke raportuar për rikthimin e protestave dhe përplasjet e dhunshme në rrugët e kryeqytetit. Sipas medias britanike, demonstruesit hodhën kokteje molotov dhe gurë kalldrëmi drejt policisë, e cila reagoi me topa uji.
BBC i cilëson këto përplasje si episodin më të fundit në një seri protestash kundër qeverisë, që vijojnë prej javësh. Lëvizja është iniciuar nga studentët, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. View this post on Instagram A post shared by BBC News (@bbcnews) Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

