Nuk mungon tensioni pak minuta para fillimit të derbit të kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Ka patur përplasje nga tifozët e ekipeve para futjes në stadiumin “Air Albania”, teksa i menjëhershëm ka qënë reagimi i policisë për të qetësuar situatën. Sipas asaj që bëhet e ditur, janë shoqëruar disa tifozë. Tashmë, vëmendja është përqendruar te sfida në fushën e lojës, ndërsa autoritetet vijojnë të mbajnë nën vëzhgim situatën për të garantuar mbarëvajtjen e ndeshjes. Për ndeshjen theksojmë se janë 400 forca policie. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

