Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Përplasja Rama-Veliaj, gazetarja Myslimaj: Socialistët heshtin, urdhër i kryeministrit për të mos i dhënë zë! Pritet mbledhja e Asamblesë së PS


Socialistët kanë refuzuar të komentojnë përplasjen mes Edi Ramës e Erion Veliajt, pas letrës së këtij të fundit nga burgu i Fierit. Gazetarja e Report Tv, Raziela Myslimaj, shprehet për “Repolitix” se ky është një udhëzim i qartë për anëtarët e partisë nga kryeministri Rama, i cili nuk dëshiron diskutime të mëtejshme.

Socialistët kanë refuzuar të komentojnë përplasjen mes Edi Ramës e Erion Veliajt, pas letrës së këtij të fundit nga burgu i Fierit. Gazetarja e Report Tv, Raziela Myslimaj, shprehet për “Repolitix” se ky është një udhëzim i qartë për anëtarët e partisë nga kryeministri Rama, i cili nuk dëshiron diskutime të mëtejshme. Lidhur me masa të mundshme ndaj Veliajt, Myslimaj bën me dije se së shpejti do të ketë një mbledhje të Asamblesë së PS, por nuk mendon se do të ketë përjashtim të kryebashkiakut nga familja socialiste. Raziela Myslimaj: Janë shumë të rezervuar dhe nuk duan të përfshihen. E kanë marrë një mesazh të qartë edhe nga kryeministri Rama. Nuk e kanë guximin, edhe nëse mendojnë ndryshe që t’i dalin kundër kryeministrit Rama. Vetëm Çuçi dhe Xhafaj kanë kërkuar informacion te Gogu për transferimin e Veliajt. Pas këtij episodi, në një tjetër mbledhje që kryeministri Rama pati me ministrat dhe drejtuesit politikë ku e ka konsideruar Veliajn si “puçist” ose personin që qëndronte pas protestave, madje kryeministri nuk do që askush të diskutojë dhe flasë mbi këtë çështje. Vetë Rama nuk ka dashur t’i japë zë kësaj përplasjeje. LEXO EDHE:Takimi i Ramës me Mark Rutte, rikonfirmohet mbajtja e Samitit të ardhshëm të NATO-s në Tiranë -Pritet ndonjë vendimmarrje e fortë e Ramës? Raziela Myslimaj: Pritet që të ketë një mbledhje të Asamblesë Kombëtare të PS. -Nuk e dimë ende. Raziela Myslimaj: Së shpejti, nuk ka vendim. Nuk mendoj se do të shkojë drejt një përjashtimi. P.J / E.H E.H Shqiptarja.com TAG: lufta veliaj rama edi rama erion veliaj PS asambleja e PS Raziela Myslimaj repolitix Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

3 Nëntor, 11:50

Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 54% Veliajn 26.1% Asnjërin 19.9% Vota total: 337 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?