Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka reaguar lidhur me debatin e krijuar rreth pagave të magjistratëve shqiptarë duke e quajtur atë një ‘debat të stisur’ nga kryeministri Edi Rama. Sipas Shehajt, paprekshmërinë e pagës së magjistratëve e parashikon Kushtetuta e Shqipërisë, me qëllim garantimin e pavarësisë së pushtetit gjyqësor. ‘Sepse do që të pengojë Kryeministrin që të marrë peng drejtësinë’, thekson Shehaj. Kreu i Mundësia shprehet se këtë debat jo real mbi pagat e gjyqtarëve Rama e nxjerr në opinionin publik për shkak se sipas tij kryeministri është i terrorizuar nga hetimet e gjyqësorit për qeveritarët. ‘Rama është i dëshpëruar, nuk di më se cfarë bën. Pasi ka sulmuar gjykatësit, pasi u ka thënë atyre që janë prokurorë si në kohën e komunizmit, pasi u ka thënë atyre që Erion Veliaj është arrestuar pa vendim gjykate, pasi u ka thënë që gjyqësori do të vendosë se kush do të qeverisë, tani është aq i terrorizuar sa merret me pagat. Një debat i stisur’, thotë Shehaj.
Gjykata Kushtetuese sipas kreut të Mundësia ka folur dhe ‘nuk ka asnjë shans që në këtë përplasje Edi Rama t’ja dalë’.
Shehaj i bën thirrje kryeministrit që t’u ‘japë përgjigje qytetarëve shqiptarë se si i ka vjedhur, se si u ka dhënë atyre qeveri të korruptuara nga 2013 deri më sot’.
‘Rama të mbajë përgjegjësi për Erion Veliajn, për Belinda Ballukun, dhe të japë dorëheqje sic kërkojnë protestuesit prej më shumë se 3 muajsh’, e mbyll reagimin e tij Shehaj. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Agron Shehaj

