Lajme Zone
Përplasja në Zvërnec, Apeli lë në burg dy rojet private! Njëri në arrest shtëpie
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Përplasja në Zvërnec, Apeli lë në burg dy rojet private! Njëri në arrest shtëpie

Gjatë përplasjeve me protestuesit në Zvërnec, një qytetar u tërhoq zvarrë nga forcat e sigurisë private, në prani edhe të efektivëve të Policisë së Shtetit, të cilët nuk reaguan. Ndaj protestuesve u përdor edhe spraj piper, ç'ka solli një agravim të mëtejshëm të tensioneve.

Gjykata e Apelit la të pandryshuar masën arrest në burg, për një nga rojet private të sigurisë të arrestuara pas përplasjeve me protestuesit në Zvërnec, ngjarje e ndodhur më 29 maj, e që nxiti më tej protestat në Tiranë. Apeli vendosi të lë në fuqi masën arrest në burg dhënë nga Gjykata e Vlorës, për Geraldo Bibën, pronarin e kompanisë "Major Security". Më herët, Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për Gazmend Vathin, nga "arrest në burg" në "arrest shtëpie". Në seancat e mëparshme, ka mbetur në fuqi masa arrest me burg edhe për Artur Granin. Ata dyshohen për përfshirje në incidentin ku një protestues u tërhoq zvarrë gjatë tubimit në Zvërnec kundër idesë për një resort, në prani të efektivëve të Policisë së Shtetit. LEXO EDHE:Iu afruan pushuesve, gjobiten me 500 000 lekë dy drejtuesit e gomoneve në Vlorë! Bllokohen edhe mjetet lundruese (VIDEO) Gazmend Vathi dhe Artur Grani ishin punonjës të kompanisë së sigurisë, por të paregjistruar. As kompania Major Security nuk ishte kontraktuar për sigurinë në kantierin e Zvërnecit. Pas incidentit, u shkarkua nga detyra drejtori i Policisë së Vlorës, Elidon Çela, ndërsa hetimet për ngjarjen janë ende në zhvillim.. Artur Grami dhe Gazmend Vathi-------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. R.Xh/SI.E./Shqiptarja.com TAG: zvernec Vlore proteste major security Geraldo biba gazmend vathi Komento Komente Gjergji: 14/07/2026 16:18 Ti kishin ngordhur do ishte me mire.Grup grekofonesh antishqiptar Përgjigju Sondazhi i ditës:

14 Korrik, 12:01

Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 11.1% Të gabuar 85.5% Nuk e di 3.4% Vota total: 814 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 14 Korrik, 12:01 Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?