Deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoti, në një intervistë për News24 komentoi përplasjet e brendshme në Partinë Socialiste. Alizoti u shpreh se në PS sot ka luftë të brendshme si në kohën e Enver Hoxhës. Ai shton se qeverisja socialiste ka degraduar, pasi të gjithë shohin si të pasurohen vetë e nuk e kanë prioritet qytetarin. “Përplasjet në PS janë njësoj si në kohën e Enver Hoxhës. PS ka degraduar. Është luftë e brendshme në një parti të korruptuar. Është përplasje me tipare mafioze, ku secili akuzon për korrupsion dhe padrejtësi. Opozita e ka thënë këtë gjë. Kur një parti politike qendron gjatë në pushtet dhe do vetëm të mbrojë veten e pushtetin dhe jo të mbrojë qytetarin, ndodh ajo që ka ndodhur. Kur do vetëm të mbrosh financiat e tua, normalisht që do të përfsh në një klan mafioz. Asambleja e PS-së dukej si staliniste. Në PS ka pakënaqësi, por nuk ka kurajo. Nuk merr dot kurajo, sepse del nga politika, se është luftë për pushtet. Spiropali në akuzat e saj është e saktë, sepse ka qenë pjesë e PS-së, e di shumë mirë si funksionon Partia Socialiste”, deklaroi Alizoti. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: alizoti perplasja PS
