Lajme Zone
Përplasja me trajnerin, Ronaldo merr vendimin ekstrem! Largohet nga kombëtarja: Në një moment të dytë do tregoj çfarë ndodhi
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Përplasja me trajnerin, Ronaldo merr vendimin ekstrem! Largohet nga kombëtarja: Në një moment të dytë do tregoj çfarë ndodhi

Prej 3 ditësh Ronaldo nuk paraqitej në stërvitje, ndërsa ky vendim duket se i ve kapak një ngjarje që mund të mbyllë në mënyrë aspak të përshtatshme karrierën e një legjende me Portugalinë.

Rrufe në qiell të hapur. Cristiano Ronaldo ka njoftuar se është larguar nga grunbullimi i kombëtares pas përplasjes që pati me trajnerin Jorge Jesus. Vetë fituesi i 5 herë Topit të Artë thotë se ka marrë vendimin për t'u larguar pas komunikimit që ka patur me presidentin e federatës si dhe pas konferencës së trajnerit. “Pas konferencës për shtyp të trajnerit të Portugalisë dhe pas një bisede të drejtpërdrejtë me Presidentin e Federatës Portugeze të Futbollit, kam vendosur të largohem nga grumbullimi i kombëtares. LEXO edhe...Felix nderon Portugalinë, Halaand tundës i frikshëm i rrjetave! 26-vjeçari thyen rekordet e Ronaldo fenomenit dhe Ibrahimovic me kombëtaren Në kohën e duhur, do t’u tregoj të gjithë portugezëve të vërtetën për arsyet që çuan në largimin tim nga kombëtarja, së cilës i jam përkushtuar që nga dita e parë. Tani është koha t’i uroj fat Portugalisë dhe të gjithë shokëve të mi të skuadrës, pa përjashtim,”-thotë Ronaldo. Përplasja lindi që para ndeshjes kundër Norvegjisë në Ligën e Kombeve. Raportohet se për shkak se nuk do ta niste titullar ka lindur një përplasje mes trajnerit dhe Ronaldos. Ky i fundit u paraqit në stadium para se skuadra të zbriste në fushë për nxehmje dhe më pas u largua. Kjo kur vetëm pak çaste më parë se Portigalia të zbristë në fushë dhe të fitonte 1-2. Prej 3 ditësh Ronaldo nuk paraqitej në stërvitje, ndërsa ky vendim duket se i ve kapak një ngjarje që mund të mbyllë në mënyrë aspak të përshtatshme karrierën e një legjende me Portugalinë. Ne.k./ReportTv.al cristiano ronaldo portugalia Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 73.7% Jo 22% Jam i/e dyzyuar 4.3% Vota total: 901 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?