Lajme Zone
PolitikëReport TV

Përplasja me Ramën, avokati Idajet Beqiri në Report TV: Arrestimi i Veliajt i padrejtë, por po bën luftë me mullinjtë e erës (VIDEO)


Arrestimi i Erion Veliajt ishte i padrejtë dhe shkarkimi i tij nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës antikushtetues, por lufta që kryebashkiaku ka hapur me kryeministrin Edi Rama është një gabim që mund ta çojë në qorrsokak. Kështu u shpreh avokati Idajet Beqiri, i ftuar në emisionin “Studio Live” në Report TV, ku komentoi 'përplasjen' mes dy socialistëve dhe betejën ligjore të Veliajt. Beqiri mbrojt

Arrestimi i Erion Veliajt ishte i padrejtë dhe shkarkimi i tij nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës antikushtetues, por lufta që kryebashkiaku ka hapur me kryeministrin Edi Rama është një gabim që mund ta çojë në qorrsokak. Kështu u shpreh avokati Idajet Beqiri, i ftuar në emisionin “Studio Live” në Report TV, ku komentoi 'përplasjen' mes dy socialistëve dhe betejën ligjore të Veliajt. Beqiri mbrojti qëndrimin se SPAK nuk duhej të kërkonte arrestimin e një kryebashkiaku të zgjedhur, pasi ndaj tij mund të vendosej një masë tjetër sigurie që do t'i mundësonte të vazhdonte detyrën. Sipas tij, Veliaj duhet të qëndrojë në krye të bashkisë deri në zgjedhjet e 9 majit 2027. LEXO edhe...'Saliu volli vrer ndaj partive të vogla, tani kërkon bashkim', Idajet Beqiri në Report TV: Me 9 maj PD-në do ta mbulojë turpi (VIDEO) “Burgosja e Veliajt ka qenë e padrejtë, një vendim arbitrar i SPAK dhe paragjykues ndaj tij, më shumë politik ishte arrestimi. Duke qenë kryetar i zgjedhur bashkie, ndaj tij mund të merrej një masë tjetër sigurie dhe të lihej ta ushtronte funksionin e vet. Edhe shkarkimin e tij e kam konsideruar antikushtetues. Derisa të zgjidhet kryetari tjetër i bashkisë më 9 maj, Veliaj duhet ta ushtrojë detyrën”, tha Beqiri. Por ndërsa mbrojti Veliajn përballë veprimeve të drejtësisë, avokati kritikoi ashpër strategjinë e tij për t'u përballur politikisht me Ramën. Sipas Beqirit, kryebashkiaku po përpiqet ta paraqesë çështjen e tij si persekutim politik, një rrugë që ai e konsideron të pabesueshme dhe pa rezultat. “Por frontin e luftës që ai ka hapur me kryeministrin dhe kryetarin e PS-së, Edi Rama, e kam konsideruar pa sens. Është një luftë me mullinjtë e erës. Duket shumë e sforcuar. Ai po futet në një qorrsokak. Projektet mund t'i ketë të mira, mbase arrin diku me këto synime në Strasburg. Sulmet ndaj Dados nuk e çojnë në persekutim politik”, u shpreh ai. Beqiri argumentoi se kundërshtarët politikë që kërkuan largimin e Veliajt nga Bashkia e Tiranës kanë qenë të hapur në qëndrimet e tyre. Ai drejtoi gishtin nga opozita dhe Sali Berisha, të cilët, sipas tij, kërkuan për muaj me radhë arrestimin e kryebashkiakut. “Kush kishte interes për ta zhdukur nga politika? Ata dolën hapur, ishte opozita me Berishën në krye që për ditë e muaj me radhë i vinin flakën bashkisë dhe kërkonin arrestimin e Veliajt, derisa e finalizuan me një kallëzim penal anonim që bëri që Veliaj të jetë pas hekurave”, deklaroi Beqiri. Sipas avokatit, përplasja me Ramën nuk mund ta kthejë automatikisht procesin penal ndaj Veliajt në një çështje politike. Ai tha se kryebashkiaku duhet të përqendrohet te mbrojtja juridike dhe kundërshtimi i akuzave, të cilat vetë Beqiri i konsideron të pabazuara. “Të nisësh luftën me kryeministrin duke thënë që më persekuton ai, që të përfitosh politikisht në Strasburg, nuk është e arritshme sepse është e pabesueshme, por është një fitore si e Pirros. Ti mund të dalësh nga arresti me burg, por procesi nuk është politik. Ai duhet të mbrohet juridikisht në proces, ndonëse akuzat nuk qëndrojnë, sërish kërkojnë përballje. Pra, nuk e kthen dot politike”, tha ai. Në fund, Beqiri e cilësoi gabim edhe përplasjen e Veliajt me Partinë Socialiste, duke kujtuar mbështetjen që, sipas tij, kryebashkiaku ka marrë nga kjo forcë politike. “Veliaj po bën gabim se po i kundërvihet asaj force politike së cilës i ka detyrime të jashtëzakonshme”, përfi Beqiri. Ora 17:54 'Saliu volli vrer ndaj partive të vogla, tani kërkon bashkim', Idajet Beqiri në Report TV: Me 9 maj PD-në do ta mbulojë turpi (VIDEO) Ftesa e Sali Berishës për bashkimin e forcave opozitare është një “pacipëri e madhe” për avokatin Idajet Beqiri. I ftuar në emisionin “Studio Live” në Report TV, Beqiri tha se kreu i PD-së, pasi sulmoi partitë e vogla opozitare, tani kërkon bashkimin me to, por sipas tij, edhe nëse arrin të bëjë për vete Adriatik Lapajn, Arlind Qorin dhe Agron Shehajn, nuk do të marrë më shumë se 35% të votave. Ai tha se Berisha po bën këto thirrje për të shmangur turpërimin në zgjedhjet e 9 majit, ndërsa shtoi se askush nuk e dëgjon më.“Aq shumë vrer volli kundër partive të vogla, sa dukej që këta vetëm plumbi do t’i ndajë. Tani pas pak ditësh bën thirrje për bashkim. I gënjen mendja! Edhe t’i marrë të gjithë të vegjlit, edhe sikur të vejë Qori, Lapaj, Shehaj, nuk arrin dot të kapin më shumë se 35% të votave. Kjo nuk është zgjidhja. Ai më kot do që të mos turpërohet përfundimisht në zgjedhjet e 9 majit, sa do dalë aq keq sa s’ka ku të vejë më. Ai turp do ta mbulojë përgjithmonë. Edhe vetë është i ndërgjegjshëm që i bën këto thirrje, por nuk e dëgjon njeri. Ai bën thirrje për protestë dhe i shkojnë 200 vetë, nuk i shkon as Këshilli Kombëtar i PD-së, e as pjesëtarët e familjes. Opozita e Saliut është e destinuar të vdesë e nuk ngjallet sa të jetë jeta. Në 9 maj s’do arrijë gjë”, tha Beqiri. Share U.D/ReportTv.al idajet beqiri erion veliaj edi rama PS Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 51.9% Veliajn 20.5% Asnjërin 27.6% Vota total: 981 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?