Lajme Zone
Përplasja e dy mjeteve lundruese në Koman, 5 të plagosurit transportohen me helikopter drejt Shkodrës
SportJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Përplasja e dy mjeteve lundruese në Koman, 5 të plagosurit transportohen me helikopter drejt Shkodrës

Pesë persona kanë mbetur të plagosur pas përplasjes së dy mjeteve lundruese në Liqenin e Komanit.

Pesë persona kanë mbetur të plagosur pas përplasjes së dy mjeteve lundruese në Liqenin e Komanit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15 të kësaj të mërkure. Pas përplasjes, të plagosurit janë nxjerrë në kalatën e Komanit me ndihmën e mjeteve të tjera lundruese.

Më pas, për shkak të nevojës për të marrë ndihmë mjekësore, pesë personat janë transportuar me dy helikopterë drejt spitalit të Shkodrës.

Sipas të dhënave paraprake, të plagosurit kanë pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e përplasjes së dy mjeteve lundruese. View this post on Instagram A post shared by JOQ News (@joqnews)