Lajme Zone
Përplasi një 14-vjeçar me motor dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet i riu në Cërrik
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Përplasi një 14-vjeçar me motor dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet i riu në Cërrik

Një 18-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi dyshohet se aksidentoi një 14-vjeçare me motomjetin që drejtonte pa leje drejtimi dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Një 18-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi dyshohet se aksidentoi një 14-vjeçare me motomjetin që drejtonte pa leje drejtimi dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 13:10, në fshatin Shalës. I riu, me inicialet A. N., banues në Belsh, dyshohet se po drejtonte motomjetin pa leje drejtimi kur përplasi 14-vjeçaren.

Pas aksidentit, 18-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes. Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë dhe, pas veprimeve hetimore, kanë bërë të mundur identifikimin, lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e tij.

I riu është arrestuar në flagrancë nga specialistët e Qarkullimit Rrugor dhe akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Ndërkohë, 14-vjeçarja është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale lidhur me rastin do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Top Channel