Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak pas mesnatës në bypassi-in e Beratit. Sipas raportimeve, tret ë mitur që po lëviznin me mjete elektrike kanë humbur kontrollin dhe si pasojë janë përplasur.
Dy prej tyre raportohet se kanë pësuar dëmtime të rënda në kokë, janë nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë, i mituri tjetër ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohet në Spitalin e Beratit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit të rëndë. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

