Një aksident i rëndë mes dy mjeteve lundruese ka ndodhur në zonën e Rrjollit në Velipojë. Si pasojë, një 25 vjeçari Klaus Gjergji ka humbur jetën, ndërsa Uran Marku është plagosur rëndë dhe është transportuar në spitalin e Lezhës. Sipas të dhënave, të dy të rinjtë janë nga zona e Bërdicës. Ata ishin nisur për në det të hapur nga bregu i Velipojës. Ky është incidenti i dytë i rëndë me mjete lundruese brenda 24 orëve në vend. LEXO edhe...Shkolla 'Gjergj Fishta' në Lezhë bëhet gati për vitin e ri shkollor, do të presë 530 nxënës dhe mësues, Rama: Kushte dinjitoze për të mësuar dhe zhvilluar talentet! Një ditë më parë, në Liqenin e Komanit, dy varka turistike u përplasën teksa transportonin pushues drejt Lumit të Shalës. Si pasojë mbetën të plagosur lehtë pesë persona, mes tyre një turist i huaj, ndërsa shkaku paraprak u dyshua të ishte shpejtësia e lartë. Lajmi në përditësim U.D/SI.E./ReportTv.al skaf aksident Lezhe rana e hedhun Shengjin Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 56.8% Shoqëria 27% Social media 16.2% Vota total: 4781 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

